E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganierët kosovarë në veri, ditën e nesërme

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX përmes një deklarate ka sqaruar dhe dhënë detaje, lidhur me hapjen e kufijve që pritet të ndodhë gjatë ditës së neserme pas pranimit të vulave nga Serbia dhe një marrëveshje që kanë bërë Qeveria, EULEX- i dhe KFOR-i.
Aty sqarohet se EULEX do të kryejë punët policore dhe doganore në portat 1 dhe 31 (Jarinje dhe Bërnjak). Kjo do të bëhet në përputhje me mandatin ekzekutiv që ka misioni.

“Mungesa e funksionimit të sistemit doganor në të gjithë territorin e Kosovës, ka lejuar që aktivitetet ilegale të zhvillohet lirshëm, veçanërisht por jo ekskluzivisht në veri të Kosovës. Tani do të kemi mundësi të merremi shumë më mirë me këtë çështje. Ky është një hap i rëndësishëm dhe të gjithë do jenë përfitues. Operacionet doganore në porta do të kryhen nga doganierët e EULEX-it, në prezencë të doganierëve të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›