E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogjën për së gjalli emigrantin, arrestohen 3 italianë

Romë - Konfliktet politike në Itali rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi emigrantët që jetojnë në këtë vend. Tre shtetas italianë, thjesht për argëtim arritën deri në atë pikë sa të djegin për së gjalli një emigrant indian në një rrethinë të Romës. I shpëtuar nga sulmi i italianëve, ai ka denocuar tre persona të cilët kanë përfunduar në prangat e policisë kryeqytetase.

Deklarata e parë e Singh Navte i cili po kalonte pranë stacionit Nettuno e që u kap e pasi u rrah dhunshëm ju hodh benzinë dhe ju vu flaka e që shpëtoi falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, ka qenë se “Ata kërkonin të më vrisnin. Ishin tre persona që më sulmuan. Njëri prej tyre më hodhi në fytyrë një sprej, kurse tjetri me hodhi në kokë një lëndë të lëngshme. Në fillim mendova se po bënin shaka dhe më hodhën ujë. I treti ndezi çakmakun dhe më vuri flakën”.

35 vjeçari indian që deklaroi se ishte pa punë e pa asnjë të hollë në xhep, ka deklaruar se pasi nuk ishte lejuar të qëndronte në stacionin e trenit në Termini, ishte nisur për të kaluar natën në stacionin e Nettunos, ku dhe u përballë me një histori të tillë.

Ndërkohë, policia bën të ditur se të ndaluarit janë tre të rinj përkatësisht të moshave 16, 19 dhe 28 vjeç. Sipas dëshmive të para, pak para ngjarjes ata kanë dalë nga një diskotekë ku dhe kishin përdorur në sasi të madhe hashash. “Kishim pirë shumë hashash. Menduam të shëtisnim me makinë nëpër Romë. Po kërkonim dikë që shtrihej rrugëve të qytetit. Nuk kishte rëndësi nëse do të ishte i huaj apo vendas. Këtë gjë nuk e kishim menduar. Thjesht mendonim të argëtoheshim. Mendonim se sa do zgjaste flaka në trupine njeriut. Por që kishim menduar edhe ta shuanim atë”, ka thënë 16 vjeçari i ndaluar nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›