E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora bllokon Evropën, pezullohen fluturimet në Londër

Pamje nga reshjet e dëborës në Londër

Bruksel, 2 shkurt, 10:40, NOA – Evropa paraqitet në gjendje alarmante sa i përket reshjeve të fundit të dëborës.

Koha e keqe dhe stuhitë kanë bllokuar krejt Italinë, Gjermaninë etj. Bilanci i të vdekurve në Itali për shkak të motit të keq ështe tre persona.

Madje edhe Lomdra paraqitet në alarm nga reshjet e dëborës.

Institutet meteorologjike evropiane paraqiten të shqetësuar lidhur me treguesit e motit të keq, i cili ka përfshirë krejt Evropën.

Disa qytete kanë mbyllur edhe portet, si Gjenova apo edhe aeroportet si në rastin e Londrës për shkak të reshjeve dhe erërave të forta.

Sipas të dhënave, Heathroë, aeroporti më i frekuentuar në botë, ka deklaruar se për shkak të kohës së keqe janë ndërprerë përkohësisht të gjitha fluturimet.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe aeroporti i Gatwikut, i cili rezulton gjithashtu i mbyllur.

Sipas zyrave meteorologjike të Britanisë së Madhe, kjo është sasia më e madhe e borës që ka rënë ndonjëherë në këtë vend që prej vitit 1990.

Ndërkaq, transporti i Londrës ka deklaruar se të gjithë autobusat e qytetit, në të cilët hipin të paktën 6 milionë persona brenda një dite, kanë ndërprerë punën e tyre përkohësisht dhe janë në situatë mjaft të vështirë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›