E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, një vetëvrasje dhe tre të mbetura në tentativë

Kosovë, 2 shkurt, 12:03, NOA – Një vetëvrasje dhe tre të tjera të mbetura në tentativë kanë ndodhur në qendra të ndryshme të Kosovës orët e fundit.

Lajmin e bën të ditur për agjencinë e Lajmeve, NOA, Shërbimi Policor i Kosovës.

Sipas të dhënave të tij, në Rahavec, shtetasi Ismet Spahiu dyshohet se ka varë veten në shtëpinë e tij.

Kanë qenë prokurori si dhe mjeku ligjor të cilët kanë shkëputur viktimën nga litari. Sipas informatave të para që posedon policia, dyshohet se i ndjeri ka vuajtur nga një sëmundje psikike për të cilat policia posedon raporte mjekësore.

Dhe se viktima ka pas shtrëngime të natyrës ekonomike.

 Ndërkaq, në Prizren, Suharekë dhe Dragash, janë shënuar tre tentativa vetëvrasje, të cilat për fat të mirë nuk kanë arritur të realizohen.

E para ka qenë një vajzë e re, e cila kishte tentuar ta vrasë vetën me ndihmën e medikamenteve, 20 tabletave Caffetin dhe 10 tableta Kaptopril.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka ndikuar që e reja ta ndërmarrë një veprim të tillë. Mjekët besojnë se jeta e viktimës tanimë është jashtë rrezikut.

Ndërsa rasti i Suharekës ishte ajo e një qytetari 50 vjeç i cili ka dashur ta presë veten me thikë në fyt.

I treri, rasti i Dragashit ishte një femër e cila ishte vetëhelmuar me mjete kimike për higjienë “Varikinë”.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›