E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sri Lanka, goditet spitali, 9 të vdekur

Kolombo -Nga bombardimet në një spital në veri të Sri Lankës, kanë humbur jetën nëntë persona dhe 15 të tjerë u plagosën dje, nga ku ushtria qeveritare u përball me separatistët tamilë, bënë të ditur sot organizatat dhe punonjësit humanitarë. "Jemi të tronditur që ky spital është goditur për të dytën herë këto javët e fundit'', deklaroi Paul Castella, shef i misionit të Kryqit të Kuq në Kolombo.

''Ata nuk duhet në asnjë rrethanë të bëhen objekt i sulmeve direkte'', protestoi Castella."Ne jemi të gatshëm në çdo moment të organizojmë një evakuim të sigurt të civilëve, pasi i njohim shumë mirë ambientet e këtij spitali'', deklaroi zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Udaya Nanayakkara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›