E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA,Kongresi do hetojë akuzat për korrupsion

Zhvillohet gjatë ditës seanca e parë dëgjimore lidhur me akuzat për korrupsion dhe keqpërdorime gjatë dhënjes së kontratave në Irak dhe në Afganistan. Akuzat do të hetohen nga një komision federal i ngritur me përfaqësues të dy partive në Kongresin amerikan. Sipas agjencive të lajmeve aktualisht po shqyrtohen 154 raste ku dyshohet se ka pasur marrje ryshfeti, prodhime jashtë cilësisë për të cilën është paguar, vjedhje dhe keqbërje. Bëhet fjalë për projekte në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›