E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogjën shtëpitë e romëve, gjykata: Janë të pafajshëm, nuk përdorën asnjë fjalë apo shkrim racist

Share

Vendi ku ndodheshin banesat e romeve

Gjykata e Faktit në Tiranë ka vendosur që të çlirojë nga akuza dy të rinj, që u arrestuan për djegien e banesave të romëve disa muaj më parë. Siç njofton Balkan Insight, gjykata ka argumentuar se të rinjtë nuk janë fajtorë për krimin e urrejtjes raciale, pasi një gjë e tillë duhet të përfshijë fjalë ose shkrime. E meqë dy të rinjtë Besmir dhe Daniel Vladi nuk kanë përdorur fjalë apo shkrime gjatë djegies së shtëpisë, u shpallën të pafajshëm. Prokuroria kishte ngritur akuzën për nxitje të urrjejtes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve ndaj dy kushërinjve. Ngjarja pati shkaktuar një tërmet të madh në mars të këtij viti, pasi gjithë krimi u konsumua në sytë e policisë, e cila u mundua të fshehë ngjarjen.

45 familje të komunitetit rom që jetonin pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, u dëbuan me dhunë nga vendbanimet e tyre dhe më pas barakave iu vu flaka. Romët treguan se ishin dhunuar e dëbuar për katër net me radhë nga civilë të armatosur. Ata thanë se kishin bërë denoncim, por policia nuk ka ndërhyrë. Madje, burime policore thonë se banorët kanë ikur vetë si pasojë e një konflikti. Atë natë ne ishim në gjumë, ata erdhën dhe u futën në barrakë. Unë u çova kur shoh tropojanë me hekura dhe me armë. Tropojani më gjuajti me shkelma, tregonte një nga banoret e dhunuara. Erdhën ata djem dhe na rrahën e na dogjën barrakën. Ne skemi pasur asnjë sherr më parë, thotë një banor tjetër.

Ambasadorët kërkuan zbardhjen e këtij krimi, kurse vetë Berisha priti disa përfaqësues të organizatave rome për të deklaruar se do i mbështesë në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›