E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban i Ramës zbret nesër në Durrës

Share

Kreu i PS-së Edi Rama është ftuar nesër në qytetin e Durrësit që të firmosë autografe për lexuesit e tij durrsakë të librit të sapobotuar Kurban, një rrëfim siç ka pëlqyer ta quajë vetë Rama për 11 vitet në krye të Bashkisë së Tiranës. Si duket jehona e këtij libri ka kaluar caqet e panairit që u mbajt në ditët e para të Nëntorit dhe vazhdon të jetë i kërkuar nga lexuesit edhe në rrethe të tjera. Kështu nesër Rama do të jetë tek Galeria në Durrës për të firmosur autografe në librat e durrsakëve  pasdite në orën 17.30. Gjatë firmosjes së librave në Tiranë radha u bë aq e gjatë dhe e ngjeshur pranë stendës së shtëpisë botuese Dudaj, saqë stenda u thye. Megjithatë Rama vazhdoi të jepte autografe për qindra lexues të Kurban-it. Në promovimin e librit ai tha se nuk kishte pasur qëllim ta botonte këtë rrëfim kur kishte nisur të shkruante, por tani që kishte dalë në treg i dukej sikur ishte lakuriq në publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›