E Shtunë, 31 Tetor 2026

ELEONORA - RASTI I XHULIETES

"I semuri te futet ne operacion!"
Rast tjeter i denoncuar nga grupi i besimtareve, eshte ai i Xhulieta H., besimtare e Misionit Shenjteror Eleonore me banim ne Greqi. Me 9 dhjetor 2007, u sajua nje tjeter ceshtje, per ta futur ne "Informacion". "Ne kete rast trillimi u ndertua mbi ceshtjen e vjehrrit te Zhuljetes, M., gjoja se ai ishte ato dite i shtruar ne spitalin e Korces me tumor femer (kancer) ne stomak, dhe sikur familja e M. donte te dinte nga Zonja nese M., duhej te behej operim urgjent, sic gjoja ja kishte rekomanduar kirurgu, apo jo.
Ne kete pike, Xhulieta H., i dergon leter me poste elektronike dergoi Misionit ne Tirane ne adresen (misionel@yahoo.com) me 9 Dhjetor 2007. Me poshte vijon permbledhja e letres:
Jam Zhuljeta H., ("Koha Jone" per shkak te etikes nuk do te publikoje identitetet e plota), besimtare e vjeter e Misionit. Jetoj ne Greqi dhe kam trajtuar disa probleme dhe qe ketu ne Greqi nepermjet M. qe drejton filialin e Eleonores ne Greqi) dhe ne Tirane kur kam ardhur ne Mision. Po ju kontaktoj juve direkt se tani kam nje problem shume urgjent per ne Informacion. I rashe telefonit tuaj sot po nuk lidhesha dot dhe prandaj po ju shkruaj me e-mail. Vjehrri im M. H., i biri i S. eshte 74 vjec, dhe eshte i semure me tumor ne stomak dhe e ka femer dhe shume te perhapur. Ai jeton ne Shqiperi ne Poncare dhe tani eshte ne spitalin e Korces. Kirurgu i ka thene te behet operacion sa me shpejt dhe mundesisht brenda ketyre dy diteve deri te marten qe i bie data 11 dhjetor se pastaj do ike dhe kirurgu me pushime. Burri im qe eshte djali i M., dhe njerezit e tjere te familjes nuk jane te gjithe te sigurte per operimin. Ata kane frike se operacioni ia ben me keq kancerin. Doktori kirurg dhe doktoret e tjere te konsultes i kane thene te behet operim sa me shpejt se operimi do ia zgjase jeten.
Duam ta futim ne Informacion urgjent nese M., duhet te behet operim apo jo. Ne kemi bere keto dy dite me shume se 11 lutje per kete familjarisht, edhe une edhe burri im edhe femijet tane.
Ju lutem nese eshte e mundur t'ia jepni Zonjes se Shpirtit sa me shpejt qe ta fuse ne Informacion per pergjigjen dhe ju lutem ma ktheni pergjigjen me kete adrese e-maili sa me shpejt sapo te dale pergjigja nga Informacioni i Shenjte.

Pas letres, Eleonora Bregu telefonon dhe flet me Gezim B., (vellai i Xhulietes. "Eleonora me kerkoi me shume informacion para se problemi ta fuse ne "Informacion" dhe une i ofrova te flase vete me time moter Xhulieten, por Eleonora nuk e pranoi kete. Atehere sajuam nje e-mail te dyte gjoja me me shume te dhena mbi kancerin e M. dhe ia derguam me 10 dhjetor 2007.
Po ate dite Eleonora i kthen Xhuljetes pergjigjen nga "Informacioni" per problemin urgjent qe Xhuljeta parashtroi per vjehrrin e saj M., per kancerin e tij ne stomak.

Pergjigja nga "Informacioni i Shenjte", erdhi nga adresa e Eleonora Bregut (filialca@aol.com) ne emer te nepuneses se Misionit, si me poshte:
Po ju dergoj pergjigjen e informacionit. A te hyje ne operacion Mynyr i biri Sanijes,,,,,,,,PO. Ne lutemi
Per ju , Mos u vononi. Shpresojme te lehtesojme dhimbjen tuaj.
E verteta, sikunder evidenton Gezimi, eshte e thjeshte: "M.H., vjehrri i Xhulietes, jo vetem qe nuk eshte i semure me kancer, por ka vdekur me 4 nentor 1989, qe eshte e verifikueshme".
Nje dite me pas, zhvillimet vazhdojne. Xhulieta e falenderon me leter ne e-mail Eleonoren. Ajo i "sqaron" se M. u be operim sic iu tha nga Eleonora ne pergjigjen qe doli nga "Informacioni" dhe nderhyrja doli me sukses dhe ai eshte duke e marre veten.
Xhulieta i thote edhe se nepermjet Gezim B., vellait te saj, po i dergonte 100 USD "ne shenje falenderimi per punen e Eleonores per M". po ate dite, Gezimi i dergon Eleonores 100 USD, duke i depozituar direkt ne llogarine bankare te Eleonores tek "Bank of America". Gezimi sqaron se "ne disponojme faturen per kete transaksion".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›