E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush eshte Misioni Eleonore

Misioni Shenjteror Eleonore, e ka emertesen zyrtare Lidhja Hyjnore e Vakefit te Shenjte Eleonore dhe eshte themeluar me 20 korrik 1987. sipas te dhenave zyrtare te tij, "Misioni erdhi permes nje komunikimi pergjate kontaktit te pare Spiritual te Zonjes se Shpirtit me Entitetin. Ne kete takim spiritual, Entiteti aktualizoi vullnetin Hyjnor, sipas te cilit Zonja duhej te fillonte aktivitetin e larte spiritual, me qellim: Zbritjen dhe rivendosjen e ekuilibrit ne Toke, rilidhjen e planetit me Qiellin..."
Misioni thote se si Levizje e Re ka si qellim kryesor te ushtroje veprimtari spirituale, humanitare, si dhe perteritjen e ekuilibrit dhe te kualitetit te jetes ne pergjithesi. "Ai eshte i hapur ne menyre te plote e te barabarte per te gjitha kombesite, racat, religjionet, shtresat shoqerore, perkatesite politike e kulturore, etj.".
Vete Eleonora Bregu e vetedeklaruar si Zonja e Shpirtit ka nisur me 1988 punen misionare ne banesen e saj familjare (ne Kombinat Tekstil) vend qe nisi veprimtarine si nje "Teqe bektashiane", per shkak te Entitetit qe kish lene se fundmi kete Urdher dhe drurit gjenealogjik familjar te Eleonores, qe rrjedh prej andej.
"Lidhja Hyjnore e Vakefit te Shenjte Eleonore, iu dergon Bekimin e Hyjit dhe Paqen e Shenjte 723 000 anetareve shpirterore qe luten cdo dite per paqen e kombit dhe moslendimin e zemrave te tyre."
Cdo te thote te jesh anetar i Misionit Eleonore
Anetaret jane ndjekes dhe kontribues te afert te Eleonores, te cilet jane me te afert sesa besimtaret, dhe gjithashtu kane me shume obligime (shpirterore) se ata, qe te kontribuojne ne Misionin e Eleonores

Lidhja Hyjnore
Sipas Eleonores, ajo posedon mundesine e komunikimit direkt me te shenjte qe kane vdekur, si baballare teqesh, profete si Muhamedi dhe Krishti, dhe vete Zotin. Komunikimi presupozohet te jete direkt dhe konkret dhe informacionet qe Eleonora merr, rrjedhimisht pretendohet te jene absolute per nga vertetesia, qofshin keto per ngjarje te shkuara, korrente, apo ngjarje qe i perkasin te ardhmes.
Informacioni
E njejta gje si me siper, por i referohet sipas Eleonores procesit konkret te komunikimit hyjnor per problemet qe trajtojne njerezit, mesazhet hyjnore etj., pra mesazheve dhe pergjigjeve qe Zoti dhe te shenjtet percjellin per njerezit nepermjet Eleonores. Ne "Informacion" te Eleonores, njerezit kane parashtruar probleme nga me te rendesishmet, si p.sh. eshte kismeti (fati), per njerez qe aspirojne martesen nese ajo do te realizohet ose jo, per semundje, nese nje person duhet ose jo t'i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale etj. Eleonora i jep pergjigje njerezve, dhe ata me pas bejne rituale dhe japin donacione ne shenje mirenjohjeje per "zgjidhjen e hallit te tyre".

Percaktimet e meposhtme, gjenden ne faqen e internetit te Eleonores: www.misionishenjteroreleonore.org:

* Lidhje Hyjnore quhet procesi ne te cilin nje individ (spiritualistja), njeri, eshte vendosur ne kontakt te drejtperdrejte me nje realitet Hyjnor qe mund te perfaqesohet nga nje ose disa Entitete Shpirterore, te Shenjte e me tej me vete Hyjin.

* Kodi Spiritual eshte proces i mirefillte spiritual (funksion i shpirtit te spiritualistes, me mase shpirterore mbi te zakonshmen) qe zoterohet nga Zonja me Kuroren e Engjejve, per te realizuar kontaktin me Lidhjen Hyjnore dhe me Truallin e Shenjte, Entitetet. Qendrat Kozmike permes te cileve mundesohet zbritja e Mesazheve Qiellore, ne dobi te jetes dhe permiresimit direkt te kualiteteve te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›