E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogji dhjetëra hektarë dhe një banesë, pranga 58-vjeçarit

Policia e Elbasanit sqaroi se është arrestuar në flagrancë autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Faik Sulkja, 58 vjeç, banues në fshatin Caushaj, Komuna Perparim të Peqinit.

Ky shtetas dyshohet se në këtë fshat, ka ndezur zjarr në parcelën në pronësi të tij, ku më pas zjarri ka marre përmasa të mëdha, duke djegur dhjetëra hektarë me shkurre dhe ullishte si dhe banesën e shtetasit Z.K, 66-vjeç, e cila është djegur plotësisht.

Po kështu nga rënia e zjarrit ka pësuar djegie bashkëshortja e shtetasit Z.K, shtetasja A.K, 56-vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor në përbërje të tij dhe ekspertë, të cilët kryen veprimet e duhura procedurale dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ndaj 58-vjeçarit rendon akuza e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”. /Start/

                                                                                             2012-08-23 10:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›