Dogji me acid dy shtetase, arrestohet 26-vjeçari
Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 16.30, në rrugën “Maliq Muça” në Tiranë, dyshohet se, për motive xhelozie, ka hedhur në pjesën e fytyrës lëndë djegëse (acid) shtetaseve : Dh. T, 25-vjeç dhe shtetases S. K 23- vjeç (ish-bashkëshortja e tij). Të dëmtuarat u dërguan menjëherë në spitalin “Nënë Tereza”, në repartin e djegieve në gjendje të rëndë shëndetësore.
U kryen veprimet procçedurale dhe hetimore, ku gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Elton Alia, u gjetën dhe sekuestruan 4 televizorë plazma, dy kompjutera lap top, një aparat fotografik dhe dy thika të përmasave të ndryshme, sende të cilat dyshohen se janë të vjedhura, pasi nuk deklarohet origjina e blerjes së tyre.
Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve të ftohta”, dhe të “Plagosje e rëndë me dashje”.