E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: 1.5 mln fond KQZ për zgjedhjet në Ballagat

Më 2 gusht në Ballagat do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të kësaj komune, pas shkarkimit nga detyra për abuzime të kryekomunarit të mëparshëm. 

TIRANE- Qeveria i akordoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një fond shtesë, prej 1 milion e pesëqind mijë lekësh, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme, për kryetarin e komunës Ballagat, (Qarku Fier), që do të mbahen më 2 gusht 2009.
Sipas vendimit ky fond ndahet për paga e sigurime, si dhe materiale e shërbime.
Më 2 gusht në Ballagat do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të kësaj komune, pas shkarkimit nga detyra për abuzime të kryekomunarit të mëparshëm. Subjektet që do të konkurojnë zyrtarisht në këto zgjedhje janë Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›