E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia asgjëson një parcelë me kanabis në Lundër

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan afro 17 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, të cilat kishin një gjatësi prej 1 - 1.8 m. Po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të mbjelljes së këtyre rrenjëve. U kryen veprimet proçeduriale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë po dje, një person është arrestuar nga policia, për posedim të lëndëve narkotike. Armando Dervishi, 29 – vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar dje në flagrancë, pasi në afërsi të lulishtes së Kuvendit të Shqipërisë, u kap me bimë narkotike cannabis sattiva. 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia prej 2.8 gr dhe një tjetër sasi prej 3 gr lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›