Tiranë, djeg ish të dashurën me acid në fytyrë
TIRANE- Dy vajza janë sulmuar duke u hedhur acid në fytyrë teksa lëviznin në këmbë në trotuarin e rrugës ‘Fortuzi’, pas Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Dy vajzat, Dhurata Tërshana, 25 vjeçe dhe Sabrina Karaj, 23 vjeçe, (ish- bashkëshortja e tij), janë dërguar menjëherë për në repartin e djegieve, në spitalin numër 2 të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mësohet se gjendja e Dhuratës është e rëndë dhe shkalla e djegies së saj nga acidi llogaritet në 15 për qind.
Në vendin e ngjarjes dhe në spital kanë shkuar menjëherë oficerë të komisariatit numër 3 të Tiranës dhe të seksionit kundër krimeve të jetës dhe shëndetit. Nga të dhënat e para, sipas policisë, autor i ngjarjes, është ish-i dashurin i Dhuratës dhe shkak për ngjarjen është ndërprerja e lidhjes mes tyre.
Në fakt, vajzat kanë dhënë dëshmitë e tyre për oficerët e policisë gjyqësore, ku kanë deklaruar se e kanë njohur autorin e ngjarjes, dhe ishte pikërisht ish-i dashuri i Dhuratës. Shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës dhe ato të Drejtorisë së Policisë së qarkut kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Arrestimi i Elton Ramis Alia, 26 vjec, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, u krye sot ne mengjes.(s.g/GSH/BalkanWeb)