Hapen mastera të nivelit të dytë në tre Fakultete
Në Fakultetin e Filologjisë janë hapur programet e studimit të ciklit të tretë në degët “Gjuhësi” dhe “ Gjeografi”. Në degën “ Gjuhësi” në përfundim të të cilit lëshohet diplomë master e nivelit të dytë “( MND) në gjuhësi. Për "Studime letrare" , master i nivelit të dytë si dhe në "Shkencën e Bibliotekave". Ndërsa në degën “Gjeografi” me drejtimet kryesore “ Gjeografi Fizike dhe mjedisore” dhe “ Gjeografi humane dhe Rregullim Territori” do të lëshohen diploma "Mastera të Nivelit të Dytë".
Në Fakultetin e Shkencave Sociale do të hapen këtë vit akademik tre programe studimi të Nivelit të Dytë , përkatësisht “Kërkime në edukim”,“Kërkim Psikologjik” dhe “Kërkim Shkencor dhe Punë Sociale” në përfundim të të cilëve do të lëshohet diplomë master i nivelit të dytë. Në Fakultetin e Drejtësisë, do të hapen tre programe Master i Nivelit të Dytë në “ Shkenca Juridike dhe Civile” , “Në Shkenca Penale” dhe “ E Drejtë Kushtetuese dhe Krahasuese Europiane” në përfundim të të cilave do të lëshohet diplomë "Master e nivelit të Dytë".
Gjithashtu Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve të ciklit të tretë “ Master i nivelit të Dytë” në “Automatikë dhe Teknologjinë e Kontrollit” në përfundim të të cilit do të lëshohet dipoma e “Master i nivelit të dytë”. Programi do të realizohet me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është minimumi një vit.
Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010. Akademia e Arteve të Bukura do të hapë programe të ciklit të tretë në “ Kompozim”, “ Muzikologji” dhe "Interpretim” në përfundim të të cilave do të lëshohet diplomë e "Masterit të Nivelit të Dytë". Edhe në këto programe studimi mund të realizohen jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është një vit.