Doka: Vijojmë projektet zhvillimore në bashkinë Cërrik

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Florenc Doka, kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të bashkisë Cërrik, për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, zhvilloi një takim me banorë të zonave të Gjyralës dhe Shalësit.
Doka premtoi të vijojë investimet e nisura në bashkinë Cërrik dhe të mbështesë zhvillimin e komunitetit.
Gjatë takimit, Doka theksoi angazhimin e tij për më shumë projekte dhe punë në dobi të zonës dhe qytetarëve.
“Në fokus të punës time do të jetë përmbyllja e investimeve të nisura dhe përmirësimi i shërbimeve në gjithë bashkinë Cërrik”, u shpreh Doka.
1 nga 6/j.p/r.e/