Dokle: 18 Marsi, shansi i fundit për mazhorancën Deputeti i PS, Namik Dokle

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, u shpreh dje se “18 Marsi, dita kur parlamenti do të shqyrtojë dy projektet e paraqitura nga opozita, është shansi i fundit për mazhorancën që t’i hapë rrugë demokracisë evropiane në Shqipëri”. Përmes një deklarate për shtyp, zyrtari i lart socialist tha se seanca e miratimit të projektligjit është shansi i fundit që të dalë nga errësira e krimit elektoral dhe të hap rrugën e transparencës. “Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar janë të vendosur ta çojnë deri në fund aksionin e tyre demokratik për hetimin e plotë dhe pa kufizim të zgjedhjeve, për mbrojtjen ligjore dhe kushtetuese të votës së lirë”, deklaroi Namik Dokle.