E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Kodheli: Rritja e pagave dhe pensioneve 10%, e pamundur të realizohet Deputetja e PS, Mimi Kodheli

Partia Socialiste reagoi sot pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë për sa kohë shqiptarët i japin atij votën, duke vlerësuar se rritja me 10% është thuajse e pamundur të realizohet. Përmes një komunikimi për mediat, deputetja socialiste, Mimi Kodheli, tha se Kryeministri me një dorë të jep rritje rroge dhe me të dyja duart ta merr sërish. “Rritja e pagave dhe pensioneve me 10% jo vetëm që është thuajse e pamundur të realizohet pa dëmtuar edhe më tej ekuilibrat, tashmë të cenuar rëndë, makroekonomikë të vendit, por ajo është edhe e pamjaftueshme për të përballuar nevojat minimale të familjeve shqiptare në këtë situatë të shtrenjtimit të gjithanshëm të jetesës për të cilën i detyrohemi zotit Berisha”, deklaroi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›