Intensifikohet fushata në Gjilan
PDK’ja dhe LDK’ja kanë intensifikuar fushatën në Gjilan.
Për të kërkuar mbështetjen për Qemajl Mustafën, zyrtarë të PDK’së dhe partive të tjera të koalicionit, të përkrahur edhe nga zyrtarë të lartë nga qendra, kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme në Malishevë, Pogragjë, Livoç i Poshtëm, Bresalc, Cernicë, Zhegër e lokalitete të tjera në qytet, me bindje se fitorja e Mustafës kësaj here do të jetë edhe më e thellë.
Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi, u ka thënë të pranishmëve në tubimin e Bresalcit se koalicioni i Qemajl Mustafës, në rend të parë me qytetarët, ka qenë dhe do të jetë përsëri fitues, bile fitorja e tij do të jetë edhe më e thellë.
“Gjilanit i është bërë padrejtësi e madhe, është fyer Gjilani, sepse ju keni votuar dhe keni zgjedhur Kryetarin tuaj, Qemajl Mustafa. Ju fituat, në nëntor, fituat në dhjetor dhe do të shënoni fitore edhe më bindësi, në mars. Prandaj, ndëshkojini ata që padrejtësisht ju detyruan të dilni edhe një herë në zgjedhje, në këtë kohë dimri, në këtë acar”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër, Koalicioni Demokratik për Gjilanin që mbështet kandidatin e LDK’së, Fatmir Rexhepi, ka zhvilluar një sërë takimesh në lokalitetet e Grykës së Karadakut, në Vërbicë të Zhegovcit, Përlepnicë, Kmetovc, Shillovë, Kosaqë dhe në disa nëndegë të qytetit, e bindur se me mbështetjen që po e merr, do të ndodhin ndryshime në Gjilan.
Kandidati i këtij koalicioni, Fatmir Rexhepi, ka garantuar para elektoratit të tij se do t’ju qëndrojë besnikë gjithë atyre premtimeve të dhëna gjatë fushatës, do të rikthejë demokracinë në Gjilan dhe do të hapë perspektivë zhvillimore për Gjilanin si qendër e Kosovës Lindore.
“Njëkohësisht, do të ruaj dhe respektoj dinjitetin dhe interesin e çdo qytetari dhe nuk do ta nëpërkëmb për asnjë moment dhe me asnjë çmim, siç po vepron kundërshtari im, sidomos me serbët, me romët dhe me varfanjakët e kësaj komune”, ka thënë Rexhepi.