Kryeministri i ka fajet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me deklaratat e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith për prezencën e korrupsionit në institucionet e Kosovës, ka shprehur bindjen se korrupsioni fillon nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe se, sipas tij, shkaktar i korrupsionit është mënyra e qeverisjes.
Ai këto komente i bëri të mërkurën në një konferencë për media, me ç’rast ka adresuar kritika ndaj institucioneve të vendit se nuk janë duke e luftuar korrupsionin, i cili është duke prishur imazhin e vendit para bashkësisë ndërkombëtare.
“Për bindjen teme, korrupsioni fillon nga Kryeministri Thaçi. Ai është shkaktar i korrupsionit, logjika e tij qeverisëse, mënyra se si qeveris dhe pastaj pasojat vazhdojnë në nivelet e tjetra. Këtë po e them, pa involvimin e Kryeministrit do të ishte që anëtarët e kabinetit me qenë të involvuar në korrupsion, ashtu si po thuhet të vlerave aq të nalta dhe Kryeministri i vendit mos me qenë në dijeni”, ka thënë Haradinaj.
Se sa është e sinqertë deklarata e Feithit, numri një i AAK’së u shpreh se një deklaratë e tillë është tregues shumë i rëndësishëm, sepse Kosova është duke pësuar dëme si pasojë e shkallës së lartë të korrupsionit.
“Ka dilemë që një deklaratë e tillë është shumë e rëndësishme dhe ajo është tregues shumë i rëndësishëm dhe, po them edhe një herë, në rast se Kosova do me riparue diçka nga dëmi që është shkaktuar nga korrupsioni, do të ishte mirë me ndërmarrë veprime vetë, mekanizmat e vendit. Ky dëm do të dyfishohet në rast se mekanizmat ndërkombëtarë duhet me vepruar, për shkak se po e them edhe një herë si mesazh në Bruksel, Washington, atje ku po synojmë me i taku familjes evropiane, NATO’s, dërgohet jo vetëm që ka korrupsion, por mekanizmat që duhet më luftue atë janë të korruptuar për shkak se nuk e luftojnë”, ka thënë lideri i AAK’së.