E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Kerkesa e PS, eshte bere kusht i nderkombetareve

Deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle, deklaroi dje se kerkesa e socialisteve eshte bere tashme edhe sugjerim i nderkombetareve. Ky eshte reagimi i ardhur nga zyrtari i lart socialist, ndaj deklarates se kryetarit te grupit parlamentar demokrat, i cili i ofroi socialisteve shumicen ne komisionin hetimor parlamentar per zgjedhjet. Deputeti socialist theksoi se kreret e qeverise dhe te Partise Demokratike, cdo dite kane leshuar dhe vazhdojne te leshojne frazen absurde, se pranojne cdo lloj hetimi te zgjedhjeve, por jo hapjen e kutive. "Kerkesa e vazhdueshme e Partise Socialiste per te hetuar zgjedhjet, permes nje komisioni hetimor parlamentar, qe ka per objekt hapjen e kutive, si te vetmen menyre per te zbardhur te verteten e 28 qershorit, eshte bere tashme sugjerim i qarte edhe i faktorit nderkombetar, qe sugjeron per ta nxjerre Shqiperine nga kriza politike, per t'u hapur rruge reformave integruese, nepermjet dialogut serioz mes institucioneve te vendit dhe me ato nderkombetare", reagoi Dokle. Sipas tij, cfare hetimi te zgjedhjeve mund te behet pa hapjen e kutive dhe shqyrtimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor qe ato permbajne. Ai tha se nuk mund te kete hetim te zgjedhjeve, pa analizuar regjistrin zgjedhor qe permbajne kutite, duke e krahasuar ate me regjistrin e gjendjes civile. "A mund te kete hetim te zgjedhjeve pa hapur kutite, qe te analizohet se sa mijera zgjedhes kane votuar pa pasaporte e pa karte identiteti, duke shkelur ligjin? Kurrsesi jo!", shtroi pyetjen anetari i Kryesise se PS. Me tej, ai tha se eshte e pamundur qe te kete hetim te zgjedhjeve pa hapur kutite, qe te shikohet nga regjistri i votimit se sa mijera emigrante rezultojne sikur kane votuar, nderkohe qe nuk kane qene ne Shqiperi ne daten 28 qershor. Zyrtari lart socialist nenvizoi se as qe mund te mendohet, qe te verifikohen pa hapjen e kutive e analizen e gjithe dokumentacionit qe ato kane, shqetesimi i nderkombetareve se ne nje te treten e qendrave te votimit, numerimi eshte bere keq dhe shume keq. "Te tilla pyetje mund te shtrohen edhe per nje sere ceshtjesh te tjera te rendesishme si presioni ndaj njerezve gjate fushates e ne listen e votimit, sidomos ne qendrat e vendosura ne lokale te militanteve te qeverise, votimi familjar i imponuar etj", vleresoi Dokle. Prandaj, sipas tij, kur nderkombetaret bashkoje zerin e tyre me opoziten dhe kerkojne hetimin e zgjedhjeve, menjehere pa vonesa, kjo behet dhe mund te behet vetem nepermjet hapjes se kutive. "Nuk mund te flitet per shumice te opozites ne komisionin hetimor, kur kesaj shumice i mohohet apriori kerkesa per hapjen e kutive!", nenvizoi deputeti socialist. Sipas kesaj logjike absurde do te thote, vijoi anetari i Kryesise se PS, zbatoni ligjin jo ashtu sic eshte, por ashtu sic dua ta shkele une, gje qe e ka bere disa here edhe shumica e qeverise ne KQZ.
QENDRIMI
"Ne perserisim edhe njehere qendrimin e PS dhe te grupit te saj parlamentar, se nuk mund te kete zgjidhje te krizes se rende parlamentare pa dialog serioz, se nuk mund te kete dialog real pa hetimin e plote te zgjedhjeve dhe nuk mund te kete hetim te zgjedhjeve pa hapjen e kutive ku te gjithe shqiptaret dhe nderkombetaret te shohin me transparence te plote te verteten e 28 qershorit!", deklaroi Namik Dokle.
Kundershtimi
"Nuk mund te flitet per shumice te opozites ne komisionin hetimor, kur kesaj shumice i mohohet apriori kerkesa per hapjen e kutive!", nenvizoi deputeti i PS. Sipas kesaj logjike absurde do te thote, vijoi anetari i Kryesise se PS, zbatoni ligjin jo ashtu sic eshte, por ashtu sic dua ta shkele une, gje qe e ka bere disa here edhe shumica e qeverise ne KQZ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›