Duka ngushellon familjen Pano, ngrihet komision per organizimin e ceremonise mortore
Armando Duka eshte shprehur thellesisht i prekur nga humbja e papritur e mjeshtrit, gjeniut dhe simbolit te futbollit shqiptar dhe i dergoj familjes, miqve dhe shokeve dhe te gjithe komunitetit te futbollit, nje mesazh ngushellimi per shuarjen e nje njeriu dhe kampioni te madh. "Me dhimbje ju bej me dije se Panajot Pano, "Mjeshter i Merituar i Sportit", "Mjeshter i Madh", "Lojtar i Shekullit" i zgjedhur nga UEFA, "Nderi i Kombit ne futboll", nderroi jete ne ShBA gjate nje vizite private tek familjaret e tij. Futbolli shqiptar eshte ne zi. Kontributi dhe vlerat e tij si futbollist, drejtues sportiv dhe njeri, jane te pazevendesueshme Ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit, te futbollisteve dhe trajnereve, te komunitetit me te rendesishem sportiv ne bote, ne emer te gjithe atyre qe kane njohur dhe jane nxitur nga vlerat e tij, deshiroj t'i jap bashkeshortes, familjes dhe njerezve te afert, ngushellimet me te sinqerta." Menjehere pas lajmit te hidhur, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi te krijoje nje komision per sjelljen e trupit te pajete te Panajot Panos ne atdhe, si dhe per organizimin e ceremonise se homazheve dhe varrimit te tij. Duke menduar se ndaj me dhimbjen e thelle me Panon, presidenti Duka kerkoi solidaritetin e te gjithe komunitetit sportiv per te nderuar nje kampion te madh.