Emigranteve ne Greqi u pritet rruga e profesionit
ATHINE - Jane nga rastet qe mund te vene ne mendime dhe te lekundin fort edhe ata qe i shohin si te huaj dhe jo si te barabarte midis te barabarteve. Kane studiuar neper shkollat dhe universitetet greke, jane me diploma dhe master specialitetesh, por nuk mund te ushtrojne profesionin e tyre si bashkemoshataret e tyre vendas. Jo vetem ne sektorin publik, por edhe ne ate privat. I vetmi "mekat" i tyre eshte se jane te huaj, femije emigrantesh shqiptare dhe pa nenshtetesi.
Pervoja te hidhura
"Une pasi mbarova shkollen doja te punoja si mesues ketu ne Greqi por nuk mu dha e drejta sepse jam nje nenshtetas shqiptar dhe nuk mund te gjej pune ne profesion," thote Denis Vukaj nga Shkodra, i ardhur relativisht vone, ne vitin 1997, ne Greqi, "cuditi" arsimtaret por edhe bashkemoshataret e tij vendas me zellin dhe perparimin e tij te shkelqyer dhe u diplomua ne Fakultetin e Filozofi-Psikologjise.
Por zhgenjimi dhe peripecia nuk vonuan te vijne. "Para nje viti desha te punoj ne shkolla private ketu ne Athine. Nje drejtor shkolle me tha qe te nxjerr lejen e arsimit dhe kur shkova ne ministrine e Arsimit e kuptova qe si shtetas i huaj nuk mund te punoj edhe pse kam mbaruar ketu, nuk kam te drejta te plota me ata qe kemi mbaruar bashke shkollen," thote Denisi me tonin e qete te zerit te tij, pa fshehur nderkohe per raste te vecanta edhe pezmatimin e tij: "Kishte shume njerez qe me thoshin meso perpara historine e vendit tend. Edhe shqiptar edhe filolog? Eshte e tmerrshme, me thoshin. U dukej nje gje... ekstreme".
Por Denisi meson si historine e vendit te tij po keshtu dhe te fqinjeve te tjere dhe tani i ka hyre punes per nje master me objekt qemtimin e teksteve shkollore nga paragjykimet nacionaliste dhe raciste. Ajo cka e inkurajon eshte qendrimi i bashkemoshatareve te tij greke, te cilet sic thote "ndihen shume keq kundrejt meje": "Kemi mbaruar bashke shkollen dhe u duket absurde qe ndodh nje njeri qe ka vlera - nuk jam vetem une por dhe shume te tjere - nuk i jepet e drejta per nje gje shume te thjeshte, qe eshte nenshtetesia. Na kuptojne shume, se njerezit e rinj jane me horizonte te hapura".
Kjo e ben qe te besoje se ne vendin e demokracise dhe te filozofeve te lashte si Aristoteli, qe sic mesoi ne fakultet e konsideronte drejtesine si "virtytin e shoqerise", paradokse si ky me femijet e emigranteve nuk e kane te gjate. "Jam optimist per kete projekt-ligj, besoj se do te aprovohet dhe do te jete zgjidhja per shume moshatare te mi dhe per te tjeret qe do te vijne pas meje. Jam teper optimist". Nje telefonate nderpret biseden tone. "Eshte nje hap shume pozitiv. Nuk le jashte shume njerez sic pretendojne disa dhe nxitojne ta hedhin poshte,"pergjigjet Denisi me nje greqishte brilante telefonueses, Marianes, motres se nje shoku te tij sic tha qe ai i bente mesim suplementar ne greqishten e vjeter dhe tani si studente ne Aleksandrupoli donte te dinte dicka me shume per projekt-ligjin e emigracionit.
Shoqeria greke perfiton
Integrimi profesional i femijeve te emigranteve eshte ne interesin e vete shoqerise greke qe nuk ka komoditetin te humbase kete potencial te vyer, mendon Kosta Papa, kryetari i Forumit Rinor Shqiptar, i cili u takua per kete edhe me ministren greke te Arsimit Ana Diamantopullu. "Shpresojme qe me ligjin e ri do t'i jepet fund edhe kesaj humbjeje edhe per shtetin grek," thote Kosta. Ka edhe ai kalvarin e tij pasi brenda 10 vjeteve mesoi gjuhen greke, mbaroi universitetin, punoi akoma dhe ne ndertim per te mbijetuar kurse tani si keshilltar bankar."Kur je emigrant perpiqesh te shikosh vetem gjerat pozitive," thote Kosta, dhe ne kete prizem shikon dhe reagimin e shoqerise greke pa u shqetesuar per retoriken e djathte nacionaliste: "Pjesa me e madhe e popullit grek eshte me te gjithe ata emigrante te ndershem dhe punetore dhe per nje arsye te thjeshte se greket e dine mire cfare eshte emigracioni," thote Kosta qe emigrantet shqiptare i konsideron me te pasur se vendasit se "dine me shume per ta se sa ata per emigrantet".
Vende pune ne baze te aftesive dhe jo prejardhjes
Optimiste por e permbajtur shfaqet edhe Eva Opari, studente e Fakultetit te Gjuhes Gjermane qe jep nderkohe edhe mesime private. Per ate jane propagande fobite e shprehura se femijet e emigranteve do te marrin tani punet e vendasve jo ne ndertim dhe bujqesi, por ne arsim dhe avokati. "Thjesht duan te behen me te afte dhe te mbeshtesin endrrat e tyre per nje jete me premisa me te medha ketu ne te gjitha aspektet," thote Eva dhe shton se vendet e punes duhet te fitohen ne baze te vlerave dhe jo te origjines. "Kur do te behen shtetas greke nuk do te kene friken e nje te ardhme te pasigurt," thote Eva per bashkemoshataret e saj shqiptare qe me perftimin e statusit te ri te nenshtetesise kthejne dhe faqen me te rendesishme te historise 20-vjecare te emigracionit ne Greqi. DW