Melitta Rogner: Shqiperia, vend ideal per zhvillimin e turizmit
Pronarja e hoteleve Rogner flet ne nje interviste per "KJ" per Shqiperine dhe projektet e mbetura pezull per Porto Palermon
Robert dhe Melitta Rogner kane ardhur ne Shqiperi, jo vetem per t'u solidarizuar me banoret e permbytur ne qarkun e Shkodres, por zonja Rogner ishte e ftuar speciale edhe nga Universiteti Europian per Turizmin, per te ndare me studentet eksperiencen e saj. Me poshte, ne intervisten dhene "KJ" ajo flet per turizmin ne Shqiperi, te vecantat e hoteleve Rogner dhe perse nuk u investua per fshatin turistik ne Porto Palermo.
Ju sapo dorezuat nje cek prej 2 milione lekesh per banoret e permbytur ne qarkun e Shkodres. Nderkohe qe nje dergese me artikuj jetike erdhi me heret, apo jo?
Po, ne u solidarizuam me banoret e zonave te permbytura ne veri te Shqiperise, duke dhuruar nje cek prej 2 milione lekesh, qe do te vihet ne dispozicion te familjeve te demtuara ne qarkun e Shkodres. Nderkaq, dergesa e pare me artikuj te rendesishem jetike u dergua menjehere si ndihme emergjente me 14 janar 2010. Urojme qe gjendja per ata banore te stabilizohet sa me pare.
Ju do te referoni gjithashtu edhe per studentet e Universitetit Europian per Turizmin. Si lindi kjo ide?
Ftesa m'u be nga Venera Cocoli, pedagoge prane EUFT-se, e cila ka punuar ne "Hotel Europa Park Rogner" ne Tirane dhe qe eshte nje bashkepunetore shume e mire. Ajo me ftoi te jem "guess speaker" per studentet e EUFT-se, ne lenden e "Recepsionit", qe ka te beje me hotelerine dhe une e pranova me kenaqesi. Do perpiqem te ndaj me keta studente fillimisht dicka mbi kompanine Roger, si kam hyre ne kete industri dhe si kam punuar gjithe keto vite me hotelerine, pra, me pak fjale, do perpiqem t'u transmetoj studenteve dicka nga eksperienca ime ne gjithe keto vite.
Do donim te dinim si lindi pasioni per hotelerine te ju? Ishte nje rrjedhe qe mori jeta juaj kur njohet bashkeshortin, apo jeni marre me pare me hotelet?
Une vij nga nje familje me sfond hotelerie. Ne kemi pasur nje hotel prane nje liqeni ne Austri, qe funksiononte me sezone verore. Ne vere punoja atje ku kishte nevoje; ne recepsion, ne kuzhine etj., ndersa gjate dimrit, kur e mbyllnim hotelin, punoja ne hotele ne Gjermani, Paris etj. Me pas njoha bashkeshortin tim, qe vjen ne fakt nga fusha e ndertimit, por ndertimet e tij me kohe u fokusuan vetem ne fushen e hotelerise. Qe kur u njohem e deri tani, une kam punuar me bashkeshortin tim, duke ndihmuar fillimisht ne menaxhimin e hoteleve, ndersa me pas ne arredimin e brendshem dhe dekorimin e ambienteve te hoteleve. Ne fakt, une nuk jam arkitekte, por kam asistuar keta profesioniste nga ana praktike.
Ju keni ardhur shpesh per Shqiperine. Cfare ju lidh me kete vend, pervec biznesit?
E dua shume Shqiperine, sepse eshte si atdheu im i dyte, ndaj vij perhere me kenaqesi. Do uroja shume qe vendi te zhvillohet dhe te ece perpara ne proceset e integrimit, e kete gje do ta uroja vecanerisht per sektorin e turizmit, sepse ketu ka vende mjaft te bukura dhe njerezit jane mjaft te dashur; dy aspekte keto, themelore per turizmin. Me pelqen qe edhe kualifikimet dhe profesionalizmi ne kete fushe kane filluar te pesojne ngritje ne Shqiperi.
Vendi eshte shume i bukur, keni bregdet, male dhe liqene shume te bukura. Eshte tamam nje vend per zhvillimin e turizmit dhe keni gjithashtu edhe mikpritjen, qe eshte nje cilesi mjaft e rendesishme. Me pelqen vecanerisht sepse ngjani shume me Austrine, me njerez te hapur dhe te dashur. Pra, nuk eshte vetem germa A (Austria-Albania) dhe simboli i shqiponjes qe kemi ne flamur, ato qe na bashkojne, pasi kuptohemi shume mire dhe sa here zbres ne Rinas, me duket sikur jam ne Shqiperi.
Cfare i ben te vecante hotelet "Rogner"?
Ne kemi shume hotele dhe vecoria jone eshte qe nuk kemi nje "Brand" statike, sic jane psh., hotelet Hilton apo Sheraton, qe jane te njejta kudo ku shkon, qofte ne Havai, qofte ne Rome. Ajo qe na dallon neve nga te tjeret, eshte krijimi i nje filozofie te pershtatur me vendin ne cdo hotel. Pra, nuk eshte i njejti hotel ne Hungari, Austri apo Shqiperi. Duhet te them se kjo formule ka rezultuar mjaft e suksesshme.
Jane permbushur pritshmerite qe keni pasur per hotelin ne Shqiperi?
Jemi shume te kenaqur, sepse hoteli ecen mjaft mire. Ne fillim ishte e veshtire, pasi ne vitin 1995 kur hoteli u cel, njerezit nuk kishin trajtimet e duhura per hotelerine. Stafin e kemi cuar ne shkollen e Hotelerise ne Austri, kemi sjelle gjithashtu shume trajnues nga Austria, por gjeja qe gjetem ketu eshte qe punonjesit kishin deshire dhe mesonin shpejt.
A e vizitoni shpesh Shqiperine?
Varet nga situatat ne fakt. Ndonjehere vij me shpesh, ndonjehere me rralle, por gjithmone vij me deshire. Kam qene nga veriu ne jug, jam "Qytetare Nderi" e Elbasanit, kemi ndertuar nje shtepi per femijet jetime per "Motrat e Nene Terezes", kam vizituar qe nga Vlora, Llogaraja, Butrinti, Saranda, Oher, Puke, Shkoder etj.
Keni ndonje plan per te investuar me teper ne vendin tone?
Qe ne fillim kemi pasur plan qe te ndertonim edhe hotele te tjera, vec ketij ne Tirane. Heren e pare qe kemi ardhur ketu, na ka ftuar zoti Berisha, i cili ka kerkoi te investonim ne turizem. Kemi udhetuar me helikopter mbi Shqiperi, per te pare vendet me te bukura, por edhe une, ashtu sikurse edhe im shoq, jemi te mendimit qe ne hoteleri, eshte e rendesishme te kesh infrastrukturen si mbeshtetese. Ndaj vendosem qe hotelin e pare ta celnim ne Tirane, sepse komunikimi ishte me i lehte dhe aeroporti ishte afer gjithashtu, pra, infrastruktura ekzistonte. Pame edhe pjesen veriore te vendit, eshte vertet shume bukur, por duke qene se mungon infrastruktura, zhvillimi i turizmit malor behet mjaft i veshtire. Me pas patem nje projekt shume te bukur per Porto Palermon. Porto Palermo eshte nje gji dhe nje port natyror, projekti qe parashikonte nje fshat turistik me shtepiza te vogla eshte gati, por ka mbetur ne leter. Dua te shtoj ketu se ne jemi kundert ndertesave te larta dhe perpiqemi te evitojme gabimet qe jane bere ne Tenerife apo ne Spanje, ku jane ndertuar gradacela. Sipas nesh, gjithcka duhet te qendroje ne harmoni me natyren. Ne projektin tone, shtepizat do ishin te integruara me natyren, te kishte zhvillim agrokulturor dhe tuneli qe ekziston ne Porto Palermo te perdorej ne funksion ne atraksioneve turistike. Problemi i vetem qe na pengonte ishte qe nese do te investonim aty, do te duhej te kishim nje aeroport ne zonen e jugut te Shqiperise, sepse per turistet do te ishte gati e pamundur t'i sillje nga Rinasi per disa ore udhetim ne ate zone. Megjithate, burimi investues do te ishte gati te vinte ne perdorim aeroportin qe ka ekzistuar ne Sarande, por problemi lindi me kompanine gjermane Hochtief, qe kontrollon 78,7 % te aksioneve ne Tirana International Airport. Kjo ishte nje pengese e veshtire per t'u kapercyer. Projekti turistik do te kishte sezon per turistet gjate gjithe vitit, fale instalimit te fushave te tenisit, golfit e shume sporteve te tjera. Ky projekt ka mbetur ne sirtar dhe kuptohet qe me kalimin e viteve edhe interesi ka rene. Mendoj gjithashtu se ai do te sherbente si nje projekt pilot per zhvillimin e turizmit ne zonen jugore te vendit.
Ju theksuat si nje ceshtje te rendesishme integrimin e natyres me ndertimet. Besojme se kjo do te jete edhe nje pjese e ligjerates suaj me studentet e EUFT-se?
Kjo eshte nje filozofi e kompanise sone. Edhe projektet ne Austri evidentojne pikerisht kete. Sipas bashkeshortit tim, duhet ecur me moton "Ndertimet nuk duhet te jene me te larta se pemet".
Shqiperia se shpejti do te jete pjese e BE-se. Si nje eksperte e fushes, cfare do te keshillonit per turizmin?
Gjeja me e rendesishme eshte te nxirren mesime nga gabimet qe jane bere ne disa vende te Europes. Per ju eshte e rendesishme te krijoni filozofine e ruajtjes se natyres, pasi keni ende vende shume te bukura natyrore dhe keni mundesi te kontribuoni qe t'i ruani ato.
Se fundmi, qeverite e ketyre viteve ne vendin tone, a ju kane ftuar per bashkepunim dhe investime ne fushen e hotelerise ne Shqiperi?
Po, ka pasur interes dhe na kane ftuar disa here te gjitha qeverite. Bashkeshorti im ka ardhur dhe ka biseduar, por pengesat kane qene ato qe thashe me siper, pra ceshtja e aeroportit.
Intervistoi: Fjoralba Shahaj