Dade: “ Sytë nga protesta jo nga festa”
Autori i Lajmit: Redaksia
Arta Dade në fjalën e saj në podium theksoi dhe njëherë se protesta do vazhdojë deri në largimin e Berishës. “Këtu së bashku me qytetarët në greve, do jemi këtu deri në largimin e Berishës që vodhi votën dhe vullnetin e qytetarëve”. "Pavarësisht avazeve që Saliu ka nxjerrë prapa kurrizit tonë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Njerëzit që kanë vajtur atje me detyrim e kanë shpirtin dhe mendjen tek kjo protestë, sepse ata vuajnë njësoj si të gjithë ata që janë këtu bashkë me ne. Ne deputetët e Partisë Socialiste vazhdojmë të solidarizohemi në mbështetje të kolegëve tanë, që janë futur në grevën e urisë për kauzën tonë të patjetërsueshme. Ne jemi bashkë me ju, dhe ju na inkurajoni. Ne ju falënderojmë për shpirtin tuaj demokratik, për emancipimin që keni manifestuar, për imazhin demokratik që i jepni Shqipërisë, për dinjitetin që i rrisni vendit tuaj", tha Dade.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010