Rrefimi i Nakolecit Une e vrava policin meritoj te me denoni
Vrasesi i policit pranon krimin ne gjykate. Jetnor Nakoleci E qellova qe te ikja. Jam penduar. Gjykata le te arrestuarit ne burg pa afat
TIRAN- Dy te akuzuarit per vrasjen e nenkomisarit te policise ne Vlore Roland Likaj do te qendrojne ne burg deri ne perfundim te hetimeve te prokurorise. Ky eshte vendimi i dhene dje nga Gjykata per Krimet e Renda per shtetasit Jetnor Nakoleci dhe 17 vjecarin E.Z. Dy te rinjte kane dale perpara gjyqtares Etleva Deda dhe kane pranuar krimin e kryer se bashku me te arrestuarin tjeter Saleo Stojani. Ata kane dhene edhe versionin e tyre per ate qe ndodhi me 18 tetor te vitit te kaluar ne qytetin e Vlores.
I pari qe doli para togave te zeza ishte shtetasi Jentor Nakoleci. Ai pranoi krimin qe kishte kryer dhe duke shprehur pendese nuk kundershtoi izolimin e tij ne qeli. Une e kam vrare oficerin e policise nga frika pasi ai lajmeroi grupin e gatshem. Une kisha pistolete me vete dhe kisha frike se po te ma gjenin do te me arrestonin. E qellova qe te ikja. Jam penduar per kete dhe meritoj qe te denohem -tha Nakoleci para gjyqtares Deda. Pasi degjoi pretendimet e te dyja paleve gjyqtarja vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise dhe te caktoje masen e sigurise arrest me burg pa afat per te arrestuarin.
Me pas para gjyqtares doli i riu E.Z. i cili u shpreh se nuk ishte ai autori i kesaj vrasje. Duke fajesuar Nakolecin 17-vjecari tha se ishte vetem deshmitar ne krim. Nuk kam qelluar une ndaj policit. Ate e ka bere Jentori pasi ai kishte pistolete. Kur e ka qelluar une kam ikur me vrap nga frika -ka thene nder te tjera E.Z. para gjykates. Me kete arsyetim ai i ka kerkuar trupit gjykues nje mase me te lehte denimi por kjo kerkese nuk eshte pranuar.
Nderkohe per Stojanin nuk u zhvillua seanca e vleresimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise pasi ai ndodhet i arrestuar ne Korce per nje veper tjeter penale. Stojani eshte duke vuajtur nje denim me 20 muaj burg per vjedhje dhe pasi te kete perfunduar do te perballet me akuzen e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ndaj policit te kryer ne bashkepunim.
Si u vra nenkomisari i policise
Mesditen e dates 17 tetor 2010 tre te rinjte Jetnor Nakoleci Saleo Stojani dhe E.Z.-ja nga Korca kishin ikur ne Vlore me pretendimin per te ikur ne Itali. Tre te rinjte perpara se te largoheshin nga Korca kishin kryer nje vjedhje duke marre shtate mije leke te reja. Nakoleci kishte me vete nje pistolete te tipit Mini Blou te cilen e kishte blere me leket qe vidhte neper banesa te ndryshme.
Pasi kishin mberritur ne Vlore tre te rinjte kishin tentuar te hynin ne kalaten e Portit te Vlores ne menyre qe te futeshin ne ndonje traget mallrash qe nisej drejt Italise. Por kjo tentative ikje kishte deshtuar duke bere qe te ktheheshin neper rruget e qytetit bregdetar. Me te ra nata sipas prokurorise tre te rinjte ishin futur ne nje pallat ne ndertim e siper. Rreth ores 0200 te mengjesit kishin dale nga pallati duke kaluar ne rruget e lagjes 1 Maji. Aty jane pikasur nga nenkomisari Roland Likaj i cili i ka ndaluar dhe u ka kerkuar qe te paraqesin nje dokument identifikimi. Tre te rinjte jane prezantuar me emra fals por nuk kishin dokumente identifikimi. Ne kete moment Likaj ka njoftuar sallen operative duke i dhene vendndodhjen. Por ende pa mbaruar fjalet nenkomisari i policise eshte qelluar nga pas veshit me armen Mini Bloe qe Nakoleci e kishte me vete. Likaj ka gjetur vdekjen ne vend.
Si u zbuluan vrasesit e Likajt
Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet pas hetimeve kater mujore arriti te arrestoje tre hajtutet nga Korca duke i akuzuar per vrasjen e policit Roland Likaj mesnaten e 18 tetorit 2010. Kane qene prokurori i ceshtjes Xhevat Hana dhe oficerit Sander Ndoj te cilet me ndihmen e informacioneve operative te policise dhe pergjimeve telefonike e ambientale kane arritur te identifikojne autorin e kesaj vrasje shtetasin Jetnor Nakoleci. Ky i fundit pas shoqerimit ne ambientet e policise kater dite me pare ka pranuar para hetuesve dhe prokurorit se eshte ai autori i vrasjes. Pas pohimit Nakoleci ka treguar edhe bashkepunetoret ne kete vrasje te cilet nga ana tjeter ishin identifikuar nga prokuroria. Sipas prokurorise gjithcka eshte zbardhur pas arrestimit te Saleo Stojanit nga policia e Korces me akuzen e vjedhjes. Me arrestimin e tij dy shoket Nakoleci dhe 17 vjecari E.Z. kane filluar te brengosen nga frika se do zbuloheshin nga Stojani si autore te kesaj vrasje.
Te arrestuarit do gjykohen per disa vjedhje
Prokuroria per Krime te Renda me ane te nje shkrese zyrtare i ka kerkuar te gjithe institucioneve te akuzes ne rrethe qe ti vene ne dispozicion materialet hetimore ku te arrestuarit dyshohen per vjedhje. Nga te gjithe prokurorit e rretheve eshte kerkuar qe te na vene ne dispozicion materialet hetimore ku tre te arrestuarit dyshohen se jane autor te grabitjeve apo vjedhjeve te ndryshme. Keto dosje do i bashkohen procedimit penal te vrasjes dhe me pas do te gjykohen nga Gjykata e Krimeve te Renda per shkak se vepra me e rende i perthite akuzat me te lehta-thane burimet e prokurorise.