E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Shkodra eshte kthyer ne nje "Gerdec" nen uje

Deputetet e Partise Socialiste, vleresuan ngjarjen nga Shkodra si "Gerdec" nen uje. Namik Dokle, Xhemal Qefalia, Tom Doshi, Gjovalin Kadeli dhe Skender Hasa, ishin te pranishem diten e djeshme ne disa komuna te permbytura, ne qarkun e Shkodres. Ata vizituan gjithashtu disa fshatra te komunes se Bushatit, te Velipojes dhe ne fshatin Mali i Jushit. Ne nje prononcim per mediat, deputeti i selise roze, Namik Dokle, theksoi se per te kontribuar edhe ne perballimin e kesaj situate, Partia Socialiste dhe strukturat e saj ne gjithe Shqiperine tashme, po kontaktojne me njerezit per te rritur frymen e solidaritetit, per te mbledhur ndihma monetare apo materiale ne ndihme te familjeve te permbytura, sepse sic shikojme edhe nga vete situata qe eshte ketu eshte nje situate dhe nje gjendje mjaft e rende mjaft alarmuese. "Prej ketu, nga kjo zone e permbytur ne menyre kaq dramatike ne i bejme thirrje qeverise qe te menaxhoje situaten, sepse po te shikosh stallat e mbytura, shtepite e mbytura, fshatare te cilet nuk kane ndonje rrugedalje, kjo duket si nje "Gerdec" i mbuluar me uje", deklaroi Dokle. Ai kerkoi nga qeveria qe te marre disa masa. Sipas tij, duhen te marre masa afatshkurtra, emergjente. "Masat emergjente jane qe se pari te shpetoje cdo jete njeriu dhe te mos rrezikohet asnje jete njeriu. Se dyti, familjet te kene shtetin afer, te kene solidaritetin e te gjithe shoqerise shqiptare afer, sepse kane nevoje per buke, kane nevoje per rroba, kane nevoje per ushqim per bagetite dhe per shume e shume gjera te tjera, te cilat ketu nuk mund t'i perballojne ne qofte se nuk do te ndihmohen nga e gjithe shoqeria dhe ne radhe te pare nga qeveria", propozoi planin e masave, deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›