E Diel, 1 Nëntor 2026

"Porta tre e hidrocentralit te Fierzes, nuk hapet"

Ministri i Bujqesise, Genc Ruli, deklaroi nga qyteti i Shkodres se situata nuk eshte e tille sa te hapet porta tre e hidrocentralit te Fierzes. Ne nje prononcim per mediat, zyrtari i larte i shtetit beri te ditur se porta tre, hapet vetem ne "diten e kiametit". "Vetem kur situata eshte e jashtezakonshme dhe kemi prurje te jashtezakonshme. Nuk jemi aspak afer atij rreziku dhe paralajmerimi", sqaroi Ruli. Sipas tij, Fierza eshte mbajtur nen kontroll dhe eshte zbatuar rregullorja e miradministrimit te saj. Ai tha se Fierza nuk mund te mbahej bosh. "Vetem nese do te mbahej 20- 30 metra poshte nivelit te tanishem, atehere nuk do te kishte ndodhur hapja e portave. Fierza eshte brenda parametrave, ka qene natyra e reshjeve, reshje te medha dhe te befasishme bore te cilat u shkrine brenda pak ditesh", njoftoi ish-ministri i Energjetikes. Me tej, Ruli thote se situata ne kaskaden e Drinit eshte ekuilibruar dhe jane pakesuar prurjet ne Fierze, Koman e Vau te Dejes dhe nese do te vazhdohet me kete ritem, atehere situata mund te permiresohet brenda 3 ditesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›