E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, apel Berishes: Mjaft me akuza

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, apeloi dje ndaj Kryeministrit Sali Berisha, duke i kerkuar te ndaloje akuzat ndaj opozites dhe te mos krekoset si shpetimtar. Permes nje komunikimi per mediat, kryesocialisti deklaroi mbremjen e djeshme se Veriun nuk po e permbyt Zoti, por robi. "I them Sali Berishes mjaft me brockulla e me yshtje gojesh te shthurura kunder opozites", apeloi Rama. Sipas tij, Veriut po i ndodh nje permbytje e jashtezakonshme, e cila nuk mbahet mend qyshse nuk ka ndodhur, megjithese nuk ra asnje shi per t'u mbajtur mend. "Berisha te mos krekoset si shpetimtar dhe as mos akuzoje si i perdale, se nuk e ka fajin as Zoti e as opozita, qe pasi hodhi ne ere mijera shtepi e familje ne Gerdec ku humben jeten 26 vete, pasi varrosi edhe qindra miliona euro ne tunelin e Kalimashit ku preu nje shirit te rreme, i shpetoi tani edhe uji i mbledhur per arsye qe heret a vone duhet t'ia tregoje drejtesise", deklaroi kryetari i selise roze. Duke vijuar me tej, kryesocialisti tha se opozita po i sherben, sic eshte ne traditen shqiptare e ne shpirtin e politikes se tyre te re, familjeve te permbytura dhe nderit te vendit, duke ndertuar rrjet solidariteti njerezor ne gjithe Shqiperine e jashte saj. "Por, edhe duke thene te verteta te cilat nuk mund te mbyten dot, as me shpifje e as me sharje ndaj opozites, as me marrinat e spikeres Jozefine e tellalleve te Pinokut kryeminister dhe as me ekrane e gazeta qe i sherbejne pushtetit pinok", reagoi Rama ndaj akuzave te kryeparlamentares Topalli, e cila e akuzoi se po bazon karrieren mbi mortjen. Kryetari i partise me te madhe ne opozite vleresoi se "veriun nuk po e permbyt Zoti po robi". Ne akuzat e tij, kryesocialisti tha se "Veriun po e permbyt keqqeverisja dhe paaftesia e ketij pushteti, qe po e shkaterron vendin nga katastrofa ne katastrofe dhe vazhdon te sillet sikur po e con nga fitorja ne fitorje". "Veriun po e permbyt renia e shtetit dhe triumfi i babezise, paaftesise, korrupsionit, nga digat lart ne Fierze, qe jane kthyer prej kohesh ne burim perfitimesh te paligjshme per pushtetaret, tek fushat poshte nen Shkoder e me tutje, ku njerezit jane lene ne doren e Zotit dhe shteti eshte zhdukur nga faqja e dheut prej vitesh", akuzoi Edi Rama. Sipas tij, gojet e shthurura te Sali Berishes i akuzojne paturpesisht se bejme politike me fatkeqesine. Ai kundershtoi kete, duke thene se politike me fatkeqesine kane bere gjithnje ata, kur ishin ne opozite dhe perdornin kufomat per te care deren e kryeministrise e vene flaken ne institucionet e shtetit. "Zonja Prokurore e Pergjithshme, ne ju kemi mbeshtetur e do t'ju mbeshtesim ne kryerjen e detyrimeve tuaja kushtetuese, por sot duam te dime se cfare duhet te ndodhe ende ne Shqiperi qe prokuroria te shfaqet ne vendngjarje e te nise hetimin per deme kolosale te pasurise publike e private njerezish me liri e te drejta kushtetuese?", shtroi pyetjen, lideri socialist.

SHPETIMI
"Sali Berisha nuk shpeton dot nga e verteta e frikshme e kesaj fatkeqesie jonatyrore te radhes edhe sikur Prokuroria e Pergjithshme te mos zgjohet nga gjumi i dimrit, ku e ka gjetur vjet shembja e qindra miliona eurove ne Kalimash dhe ku e gjeti sivjet permbytja e mijera hektareve toke e shtepi ne Veri te Shqiperise", deklaroi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›