PS: Katastrofa ne Shkoder, veper e Berishes dhe Priftit
Partia Socialiste kritikoi dje qendrimin e kryeministrit Berisha ndaj ministrit te Energjetikes. Ne nje deklarate per mediat, deputetja socialiste, Mimi Kodheli deklaroi se Sali Berisha pergezonte Dritan Priftin, per qindra familjet qe humben shtepite ne ditet e para te ketij viti te ri. "Katastrofa qe prej me shume se dhjete ditesh ka zhytur ne uje Shkodren, Lezhen dhe komuna te tera te Veriperendimit se Shqiperise, nuk eshte nje katastrofe natyrore, sic perpiqet ta shese Sali Berisha dhe Dritan Prifti", u shpreh Kodheli. Sipas saj, nese Dritan Prifti nuk do te kishte grumbulluar jashte cdo rregulli, norme dhe ligji, ate sasi te jashtezakonshme uji, permbytja nuk do te kishte ndodhur. "Per me teper, nese gjate diteve te fundit te dhjetorit, ne vend qe uji te depozitohej per te permbytur me pas Shkodren dhe Lezhen, do te ishte perdorur per te prodhuar energji, jo vetem qe katastrofa do te ishte shmangur, por ne buxhetin e shtetit do te ishin arketuar plot 35 milione dollare, ose 3 miliarde e 500 milione leke te reja nga prodhimi i me shume se 457.638 megavat energji elektrike", vleresoi zyrtarja socialiste. Ajo nenvizoi se ky eshte demi qe ka shkaktuar Dritan Prifti. "Demtime ne shtepi, demtime ne banesa, demtime ne prodhim bujqesor e blegtoral. Dhe se fundi, edhe dem ekonomik. Dem ekonomik per familjet e prekura, dem ekonomik edhe ne buxhetin e shtetit", theksoi Kodheli.