Tuneli i Krrabes brenda dy javesh shpallet fituesi

Brenda dy javësh Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të shpallë kompaninë fituese në garën për ndërtimin e tunelit të Krrabës. Ministri i Punëve Publike njoftoi se gjatë së enjtes u mbyll faza e hapjes së ofertave ekonomike mes 7 kompanive që kërkojnë të ndërtojnë tunelin e aksit të ri rrugor Tiranë- Elbasan.
“Ky tender i hapur ka bërë që ofertat ekonomike të jenë shumë të volitshme, që do të thotë që nga 15.4 miliariard që ka qënë fondi limit për ndërtimin e tunelit, ofertat variojnë në një ulje që shkon nga 81% e vlerës oferta më e lartë ekonomike , në 54% të vlerës që është edhe oferta më e ulët”” tha Olldashi.
Në fillim të hapjes së procedurave u ofruan 26 kompani për të ndërtuar tunelin me gjatësi rreth 2.5 kilometra. Më pas u eliminuan 13 prej tyre, ndërsa në hapjen e ofertave ngelen vetëm 7.
Florian Papadhimitri