mimi i bukes Ruli Ndryshim normal i tregjeve
Ndryshimet e fundit të çmimeve të bukës dhe prodhimeve të brumit nuk jane shkaktuar nga abuzimet, apo kontrollimi i tregut nga grosistët. Këtë ka deklaruar ministri i Bujqësisë për mediet, duke u shprehur se gjithçka është pjesë e ndryshimeve normale në tregje.
"Bashkë me organet tatimore po shohim që ka një rritje të pashmangshme të cmimit të drithrave që është imponuar nga tregu botëror, të mos ketë hapësirë dhe për një spekulim që i mbivendoset kësaj rritje objektive të cmimit dhe nuk besoj që është ajo arsyeja. Dmth spekulimi që bën prodhuesi i bukës apo tregtari. Rritja e cmimit të drithrave është një problem që po analizohet në nivel botëror, është shfaqur në nivel botëror dhe nuk besoj që do të kemi një rënie të shpejtë të cmimit të drithrave në tregun botëror", tha Genc Ruli, ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Çmimet kanë qenë pjesë e një debati të ashpër dhe në parlament. Sipas deputetëtve të opozitës konsumatorët po vijojnë të vuajnë politikat e këqia të qeverisë për prodhimin vendas.
"Të hyjë në zbatim ligji për rimbursimin e shpenzimeve në shitje të produkteve bujqësore në fshat. Jeni në dijeni të cmimeve të plehrave fosfatike, azotike, të pesticideve dhe a mendoni ju që ky cmim është abuziv sot në treg apo jo", tha Erion Braçe, deputet i PS-së.
Reagimi për këto deklarata ka qenë i menjëhershëm. Vetë ministri i Bujqësisë tha se ka qindra ferma vendase që furnizojnë tregjet çdo ditë. "Është rimbursimi i TVSH-së, sipas ligjit dhe jam i bindur që këtë e keni të qartë, ka të bëjë me procesin e faturimit. Pra, ligji është në fuqi dhe është i aplikueshëm", tha Ruli. Muaji janar, sipas INSTAT regjistroi inflacion 3.3 për qind, ndërsa një vit më parë ishte 4.3 për qind.
Florian Papadhimitri