Doktoraturat, ja si do shpërndahen kuotat
Zbardhen 1367 kuotat e pranimi për studimet e doktoraturës në universitetet publike për vitin akademik 2011-2012. Gazeta boton të plotë numrin e vendeve për të gjitha degët. Vendimi është marrë pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, i cili ka përcaktuar edhe tarifën e studimit, që do të jetë rreth 208 mijë lekë dhe do të paguhet me këste. Kuotat e pranimit për kandidatët nga brenda territorit të vendit do të jenë 1203 dhe për kandidatët nga trojet jashtë kufijve 164. Tashmë universitetet publike të vendit do të nisin procedurat e aplikimit për studimet e doktoraturës dhe përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas rregullave të vendosura nga secili prej tyre. Ndërkaq, në studimet e doktoratës do të pranohen kandidatë që kanë fituar diplomën universitare Master i shkencave ose Master i arteve të bukura. Këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite akademike dhe përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara teorike. Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe kushtet e reja që duhet të plotësohen për marrjen e gradës shkencore Doktor, që do të jetë e revokueshme në çdo kohë dhe për çdo rast, që konstatohet plagjiaturë ose manipulim të dhënash në punimet e kandidatit. Sipas vendimit të miratuar edhe nga qeveria pak kohë më parë, gjatë periudhës së studimeve të doktoratës, përpara paraqitjes në provimin e doktoratës, studenti duhet të ketë plotësuar një sërë kushtesh. Doktoranti duhet të ketë realizuar si autor i parë, së paku, tri referime ose paraqitje (poster) shkencore, nga të cilat dy referime ose paraqitje duhet të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare, në një vend të zhvilluar (simpozium, konferencë, kongres), të pranuara në bazë të një vlerësimi paraprak shkencor dhe të botuara në Proceedings, të indeksuara me kod ISBN-je.
208 mije leke
është tarifa për studimet e doktoraturës dhe do të paguhet me këste. Aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për tu pranuar në këtë cikël studimesh
Ndarja e doktoratures
Degët Kuota per kandidatet brenda territorit te vendit Kuota totale
Biologji e Ruajtjes 9 10
Biologji Molekulare 9 10
Fizik렠 9 10
Bioteknologji Bimore 9 10
Elektrokimi e Zbatuar dhe
Dukuritë Sipërfaqësore 9 10
Analiza Kimike e Lëndës dhe Mjedisit 9 10
Teknologji dhe Mikrobiologji e Ushqimeve
dhe Vlerësimi i Sigurisë dhe Cilësis렠 9 10
Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndëve të Para Natyrore
dhe Mbeturinave Industriale e Urbane 9 10
Analizë dhe Algjebër 9 10
Metodat Probabilitare, Statistike dhe
Metodat e Analizës Numerike 9 10
Sisteme të Avancuara të Sistemit
të Informacionit 9 10
Shkenca Gjuhësore 22 25
Letërsi Botërore 9 10
Kërkime Gjuhësore 36 40
Studime Letrare 9 10
Histori 18 20
Gjeografi 27 30
Arkeologji 9 10
Trashëgimi Kulturore 9 10
Marrëdhënie ndërkombëtare 18 20
Shkenca Komunikimi 9 10
Pedagogji 13 15
Psikologji 13 15
Filozofi 13 15
Punë Sociale 13 15
Sociologji 13 15
Shkenca Politike 18 20
Shkenca Juridike Civile 27 30
Shkenca Penale 27 30
E Drejtë Publike 27 30
Ekonomiks 7 10
Menaxhim 7 10
Marketing 7 10
Sistemet e informacionit në Ekonomi 7 10
Financ렠 7 10
Kontabilitet 7 10
Kërkime Operacionale 7 10
Statistika 7 10
Legjislacion dhe institucionet e BE-s렠 13 15
Politika dhe qeverisja në Europ렠 13 15
Diplomacia dhe marrëdhëniet
ndërkombëtare të BE 18 20
Kirurgji e Përgjithshme 6 7
Sëmundjet e Brendshme 17 19
Mjeku i Familjes 3 3
Stomatologji 9 10
Sëmundjet Infektive- Dermatologji 7 8
Obtetrikë Gjinekologji 7 8
ORL-Okulistik렠 2 2
Imazheri 4 5
Lëndët Biomjekësore-Eksperimentale 7 8
Kardiologji Kirurgji 5 6
Neuroshkenc렠 9 10
Farmaci 9 10
Morfologji Klinike 9 10
Laborator 5 6
Pediatri 4 5
Shëndet publik 4 5
Lëndë Klinike 45 50
Lëndë Paraklinike 45 50
Automatizim i Industris렠 4 4
Elektroteknik렠 2 2
Elektroenergjitik렠 2 2
Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit 8 10
Inxhinieri Ndërtimi 12 14
Arkitekturë dhe Urbanistik렠 12 14
Gjeodezi 12 14
Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedisi 22 25
Inxhinieri Matematike 23 25
Inxhinieri Fizike 23 25
Inxhinieri Mekanike 9 10
Shkencat Agronomike 13 14
Shkencat e Prodhimit Shtazor 7 8
Shkencat e Hortikulturës 7 8
Shkencat Mjedisore 13 14
Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve 5 6
Drejtim Agrobiznesi 14 15
Ekonomi dhe Politikë Agrare 14 15
Financë-Kontabilitet 14 15
Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore 3 3
Qeverisja e Qendrueshme Burimeve Pyjore 9 10
Teknologjia e Drurit 9 10
Mjekësi Veterinare 27 30
Shkencat Gjuhësore 18 20
Shkencat Etnologjike dhe Folklor 22 25
Shkencat Historike 18 20
Shkencat Arkeologjike 13 15
Shkenca Letrare 18 20
Historia e Arteve Shqiptare 9 10
Shkencat Ekonomike 27 30
Matematike 13 15
Albanologji: profili Histori 5 6
Albanologji: profili Gjuhësi 5 6
Gjuhë Shqipe 13 15
Hortikulturë e Qëndrueshme 9 10
Fusha e Sigurisë dhe e Mbrojtjes 20 25
Shkenca Sportive 23 25
TOTALI 1203 1367