E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 7 nëntor 1665 Gazeta e Londrës, më e vjetra në Britani

“The London Gazzette” (Gazeta e Londrës) pretendon të jetë gazeta më e vjetër e mbijetuar në Britaninë e Madhe. E njohur si një ndër të përditshmet që konsiderohet si pikë referimi për qeverinë britanike, kjo gazetë vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në Angli, edhe pse me tirazh të vogël. “The London Gazzette” ka nisur publikimin më 7 nëntor të vitit 1665, nën emrin gazeta e Oksfordit. Megjithatë, të tjera gazeta si “Stamford Mercury” dhe Berrow’s Wercester Journal pretendojnë të kenë pasur këtë titull më parë. London Gazzette përmban lajme për interesin e gjerë të britanikëve, si edhe të dhëna specifike mbi popullatën e Anglisë. Gazetat e Londrës, Edinburgh-ut dhe Belfastit botohen nga TSO, nën kujdesin e Zyrës së Shtypit të Madhërisë së Saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›