Levizja protestuese ne Iran vazhdon- demokratizimi ende larg

Vdekje Musavit Karubit dhe Katamit kerkojne deputete iraniane ne parlament. Opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Mir Husein Musavi dhe nga ish-presidenti i Parlamentit Mahdi Karubi donte te demonstronte paqesisht per me shume demokraci. Regjimi i mullave vertet qe e mbeshtet opoziten ne vendet arabe por nuk duron demonstrata ne vendin e vet. Policia u ka dhene fund me dhune demonstratave.
Levizjet e Egjiptit dhe Tunizise shqetesojne pushtetmbajtesit iraniane
Qe prej zgjedhjeve presidenciale ne vere 2009 e ashtuquajtura levizje protestuese e gjelber eshte ne gojen e te gjitheve. Ajo eshte ne frymen e demokracise perendimore. Por asaj iu desh te pranonte shume goditje. Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad shfrytezon cdo shans per ti shtypur drejtuesit e opozites. Kerkesa e sotme per vdekjen e tyre ne parlament tregon se demonstratat me te fundit u kane futur friken pushtetmbajtesve thote Fateme Govarai. Aktivistja politike jeton ne Teheran
Une mendoj se demonstratat e se henes i kane lene pa gjume pushtetmbajtesit. Ne parlament u themelua nje komision i cili diskuton ceshtje te tilla. Kesaj i shtohen edhe perpjekjet per frikesim dhe shtypje kunder udheheqesve te opozites. Por une nuk besoj se kunder tyre do te ndermerren masa ndeshkimore. Sepse ato do te kishin pasoja te pakendshme per pushtetmbajtesit.
Irani eshte rast i vecante
Struktura e pushtetit dhe rrethanat sociale ne Iran si dhe marredheniet e tensionuara me Perendimin e bejne Iranin dhe levizjen e tij protestuese nje rast te vecante. E ardhmja e kesaj levizjeje demokratike tani eshte objekt i nje diskutimi te gjere. Sipas Mehran Baratit ekspertit per Iranin qe jeton ne Berlin protestat e qytetareve iraniane do te vazhdojne derisa te zbatohen reformat politike.
Kjo levizje nuk do te marre fund. Iranianet priten 30 vjet dhe tani ka ardhur koha e tyre. Njerezit duan te drejtat e tyre. Dhe per to behet fjale. Dhe nese regjimi ua kundershton atyre keto te drejta atehere levizja do te vazhdoje. eshtja eshte vetem se kur per 2 ose 3 muaj pas 6 muajsh apo 2 javesh kjo nuk mund te parashikohet.
Njerezit ne Iran me nje moshe mesatare 26 vjec i kane ndjekur ne menyre intensive zhvillimet e javeve te fundit ne shtetet arabe. Por nje reforme sipas modeleve te Egjiptit dhe Tunizise ne Iran do te ishte e veshtire meqenese qeveria dhe forcat e armatosura jane te nenshtruara ndaj kreut fetar.
Ne javet dhe muaj e fundit ne qeverine Ahmadinexhad vertet u kryen ndryshime ne personel. Por ato nuk mund te interpretohen si kurs i ri reformash. Kunder levizjeve protestuese ushtaraket dhe gardat e revolucionit veprojne me ashpersine me te madhe.
Autor Shahram Ahadi / Auron Dodi
Redaktoi Esat Ahmeti