Doktori dhe pacienti
NgaAGRON DUKA
shte bere zakon qe ne cdo fillim viti behen analiza te vitit qe lame pas e jepen urime per te ardhmen. Edhe une dua te bej nje urim per te gjithe banoret e Shkodres urim te cilin ai qe do te kete durimin te shkoje deri ne fund te shkrimit mund ta lexoje. Por me pare dua te bej pak koment per gjendjen e krijuar ne Shkoder si dhe rruget per shmangien e saj.
Permbytjet e shkaktuara kohet e fundit nga shirat e vazhdueshme e me
intensitet te larte jane bere nje objekt diskutimi e debatesh jo vetem ne arenen politike por edhe nga masat e gjera te popullates te cilet vuajne ne menyre direkte pasojat e saj.
Ne seancen e dates 2 dhjetor debati ndermjet perfaqesuesve te maxhorances e opozites degjeneroi ne fyerje e sharje me nje epersi te dukshme te maxhorances saqe te krijohet pershtypja qe nuk eshte faji i askujt as fatkeqesi natyrore por vetem i opozites per gjendjen e krijuar ne veri te vendit e per kete qenkan fajtore deputete te opozites qe ndertojne pallate te tjere qe duan te vijne ne pushtet etj.
Shefi i opozites dhe te tjere pas tij si zakonisht akuzuan qeverite e meparshme socialiste per harrese te qellimshme te Shkodres ne investime madje i krahasoi ata me junten ushtarake ne vendet e Amerikes Latine por harroi qe qeveria aktuale e tij ka nje pjese te konsiderueshme te kesaj junte e cila ka nje rol te rendesishem pikerisht ne investimet per te cilat behej fjale.
Duke qene se jam deshmitar i nje pjese te qeverisjes se asaj kohe dhe kam pasur fatin te kem kryeminister ministrin e sotem te Ekonomise ju siguroj qe ne asnje rast nuk ka pasur paragjykime nga ana e tij per trajtim te diferencuar te Shkodres por perkundrazi mua me dukej sikur ai e shihte Shkodren me nje fare preference. Ndoshta per faktin qe partia e tij ne ate kohe synonte te rriste prezencen e diferencuar nga PD-ja.
Mendoj qe menyra e qeverisjes ka pjesen e saj te fajit transferimi i ketyre problemeve ne kohen kur nuk jane prezent dhe marrja seriozisht me to kur situata behet e veshtire e me rrezikshmeri per popullaten paraqet shume veshtiresi per tu kapercyer dhe demet mund te jene katastrofike megjithe perpjekjet padyshim te sinqerta por te vonuara ne kohe.
Nje mjek i mire eshte ai qe merret me kurimin e pacientit gjate gjithe kohes. Nese kete e ben vetem kur pacienti i tij kalon ne gjendje akute mundesia per shpetimin e tij minimizohet edhe ne rastet kur shpeton pasojat jane traumatizuese.
E bera kete krahasim per arsye se Shkodra dhe Lezha persa i perket rrezikut nga permbytjet jane zona te rrezikuara vazhdimisht per shkak te lumenjve te ceket dhe shirave te rrembyeshem. Ne rastin e Lezhes edhe per faktin se njihet si zone nen nivelin e detit ku gjendja e rrjetit kullues dhe funksionimi i rregullt i hidrovoreve eshte i domosdoshem pra ne nje fare menyre keto zona do te jene paciente te vazhdueshem te qeverive e aq me mire kur shefi i saj eshte doktor sepse e percepton akoma me mire se si trajtohet e kurohet nje pacient.
Por politikat agresive me synimin e mbajtjes sa me gjate te pushtetit ndikojne negativisht ne marrjen e ketyre masave dhe ne permiresimin e vazhdueshem te situates. Qeverite preferojne te bejne investime ne rruge spitale shkolla etj. te cilat natyrisht duhen per faktin se keto investime jane me te dukshme dhe populli eshte ne kontakt te perditshem me to keshtu qe ndikimi pozitiv i perkthyer ne vota eshte me i prekshem.
Situata te tilla te permbytjeve jane te perkohshme dhe me kalimin e kohes duke qene edhe nen trysnine e militantizmit vijne duke u harruar saqe ndryshimi ne disfavor shpesh eshte i pakonsiderueshem gje qe ben te harrojne te dy palet e si pasoje vazhdon e njejta situate e pervitshme dhe e vazhdueshme.
Si argument per ta trajtuar si fatkeqesi natyrore sa here qe ndodhin situata te tilla te ngjashme merren edhe fotografi te Marubit te bera nuk e di ne cshekull a ne cvit kur mjeti me modern ishte ndonje makara me derrasa per ta krahasuar me vitin 2010 e ne vitet ne vazhdim si pasoje marrim nje premtim te frikshem qe Shkodra do te vazhdoje te permbytet e ne do te vazhdojme te qeverisim.
Nuk mendoj se eshte kjo rruga per zgjidhjen e situates se pervitshme por do te ishte shume me e ndershme madje edhe patriotike qe pavaresisht se investimi per thellimin e Bunes ndertimi i argjinaturave funksionimi normal i hidrovoreve nuk bien shume ne sy te behen patjeter dhe kjo te mos harrohet ne stinen e nxehte kur mund te lindin natyrshem probleme te tjera por te jete si nje prioritet mbi prioritetet ne te gjitha investimet e planifikuara ne kete zone.
Kjo nuk mund te zgjidhet nese politika merret me te vetem ne stinen e dimrit qofte edhe opozita. Nuk ka asgje te keqe nese nje shqetesim i tille behet objekt diskutimi i Parlamentit ne muajt e veres per te pare sa dhe si u realizuan angazhimet e marra sepse sic thote populli Qe ne gusht nga nje grusht.
Uroj nga zemra qe gjithe banoret te cilet vuajne pasojat e permbytjes ti kalojne sa me shpejt problemet qe kane e tu kujtojne qeverive hallin e shqetesimin e tyre gjate gjithe kohes sepse nese nuk ankohet pacienti nuk e kuron dot doktori.