E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder bie 20 cm niveli i ujit

/ /

Mbi 14 mije hektare u regjistruan dje nen uje bashke me 2580 shtepi ndersa 4610 te tjera jane te rrethuara nga uji. Keto jane te dhenat e shtabit te emergjences mbremjen e djeshme ndersa u deklarua se ndalimi i reshjeve ka bere qe te bien ndjeshem prurjet anesore ne kaskaden e Drinit e per pasoje jane ulur edhe shkarkimet ne hidrocentrale. Kjo ka bere qe niveli i ujit te pesoje nje nje renie te paperfillshme ne raport me te pergjithshmen rreth 20 centimeter. Gjithsesi kjo renie i ka bere me optimiste njerezit qe banojne ne zonat e izoluara kryesisht ne qytetin e Shkodres qe te marrin pak fryme e te levizin per te furnizuar shtepite e tyre me ushqime. Permiresimi i perkohshem i motit i ka mobilizuar perfaqesuesit e strukturave t shtetit per ta shfrytezuar ne maksimum ne menyre qe te nderhyhet ne zonat e permbytura per te evakuuar njerez per te organizuar furnizime me ushqime medikamente etj. Por megjithe diellin pas 1 jave shi gjendja eshte teper e renduar ne lagjet Shiroke dhe Zogaj apo dhe ne komunat Dajc Ana e Malit Velipoje Gur i Zi ku niveli i ujit ka arritur mbi 3 meter duke e bere te pamundur qarkullimin e mjeteve te transportit qofshin edhe kamionet e larte te ushtrise. Ndersa ne lagjet Shiroke dhe Zogaj shperndarja e ushqimeve eshte bere me varka ne zonat e Dajcit dhe te Trushit jane perdorur helikopteret. Diten e djeshme ne komunen e Velipojes ndihmat kane shkuar me mjete lundruese ne rruge detare te nisura nga porti i Shengjinit. Njekohesisht ne komunen e Velipojes bordi i kullimit dhe efektive te ushtrise po punojne per forcimin e argjinatures se Baksit dhe te Recit si dhe te argjinatures se Torovices ne Komunen e Bushatit. Nga ana e tyre efektivet e policise krahas detyrave te tyre per ruajtjen e rendit dhe sigurise ne zonat e permbytura po mbajne nen mbikeqyrje edhe gjendjen e argjinaturave gjate oreve te nates.

Meta Situata nen kontroll Rama te vinte ne Shtabin e Emergjences

Zv.Kryeministri dhe minister i Ekonomise Ilir Meta ne perfundim te mbledhjes se Komitetit Nderministror te Emergjencave e cilesoi situaten e permbytjeve nen kontroll. I pyetur nga gazetaret rreth qendrimeve dhe propozimeve te kryetarit socialist zoti Meta tha se ai duhet te kishte shkuar ne Shtabin e Emergjencave. Z. Rama do te kishte bere mire te kishte ardhur edhe ketu ne Shtabin e Emergjencave ne menyre qe keto ide ti parashtronte pasi ketu eshte gati trecereku i ministrave ne menyre te vazhdueshme i angazhuar dhe gjithe drejtuesit e pushtetit vendor por natyrisht qe eshte kujtuar shume vone me idete e tij per arsye sepse buxheti vetem tre dite me pare u diskutua dhe keto propozime mund te ishin bere ne menyre konstruktive aq me keq u kujtua pasi harxhoi dite te tera ne qytete te tjera te vendit sikurse ishte edhe vizita e fundit ne qytetin turistik te Pogradecit ku kerkohej hapja e kutive nderkohe qe banoret dhe qytetaret e Shkodres nuk kane nevoje per bllofe por kane nevoje per nje solidaritet te vertete njerezor u shpreh zv.kryeministri. Sipas tij njerezit nuk kane nevoje per cinizem dhe nuk kane nevoje per ta shnderruar nje fatkeqesi ne nje kale beteje per qellime krejtesisht te ngushta politike. Ne kemi qene dhe jemi te hapur per te bashkepunuar edhe me perfaqesuesit e opozites te cilet jane te gatshem qe te ndajne shqetesimin e tyre me kete komunitet ne menyre te ndershme dhe ne menyre vertet qytetare u shpreh Meta. Duke dhene detaje rreth situates zv.krye-ministri tha se po punohet shume per te garantuar funksionimin e Ujesjellesit te qytetit te Shkodres gje qe sipas tij eshte realizuar me shume sukses gjate ketyre diteve. shte garantimi me energji elektrike i gjithe zonave ne maksimumin e mundshem pasi dihet se permbytja ka sjelle probleme ne komuna apo ne fshatra te caktuar u shpreh Meta.

Ndihmat nga Italia e Greqia

Pas Turqise Italia dhe Greqia jane dy vendet e tjera qe i jane pergjigjur pozitivisht kerkeses se Shqiperise per ndihma per te perballuar permbytjet ne veri te vendit. Ambasada Italiane ne Tirane beri te ditur dje se ne Portin e Durresit do te mberrijne nje karvan me 5 maune te cilat permbajne 25 tone mallra ushqimore 5 tone veshje dhe pajisje kunder shiut 4 tone produkte per higjienen vetjake. Nderkohe edhe Ambasada Greke ka bere te ditur per mediat se te shtunen ne mbremje ka mberritur nje helikopter se bashku me dy ekipe nderkohe qe pritet te mberrije edhe nje tjeter per tu ardhur ne ndihme personave te bllokuar nga permbytjet ne veri te vendit.

Arqipeshkvi Nuk ka pyll pa derra

SHKODER - Arqipeshkvi i Shkodres Anxhelo Masafra ben thirrje gjate meshes se te dieles te mos perfitohet nga fatkeqesia e banoreve te Shkodres ne keto dite te permbytjes. Paraditen e djeshme ne katedralen e qytetit eshte bere nje meshe ne vigjilje te festes se Shen Kollit. Masafra u ka bere thirrje te gjithe besimtareve te solidarizohen me kete gjendje dhe te mos abuzojne ne asnje rast aq me teper ne kete fatkeqesi te rende. Duke marre shkas nga levizjet me varka kundrejt parave Masafra beri thirrje te mos abuzohet me cmimet. Te pranishmit ne meshe kane pohuar se jo te gjithe marrin para te cileve arqipeshkvi u eshte pergjigjur se pyll pa derra nuk ka duke shtuar se ne keto dite duhet solidaritet.

Veshtiresite me helikopteret

Drejtuesit e operacioneve te shpetimit me helikoptere ne zonat e permbytura nuk e kane pasur fort te lehte gjate ketyre diteve. Ne dispozicion jane vene helikopteret e Ministrise se Brendshme dhe te Ministrise se Shendetesise per cdo nevoje qe mund te kene. Akutalisht
Ministria e Shendetesise ka ne pune 4 helikoptere sot 1 prej tyre eshte ne terren ndersa te tjeret jane ketu per cdo rast emergjent tha Albert Xhafaj shefi i njesise se transportit mjekesor me helikopter ne vartesi te Ministrise se Shendetesise. Ai shtoi se operacionet nuk jane te lehta per aq kohe sa banoret transportohen
nga catite e shtepive apo direkt mbi uje.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›