E Shtunë, 31 Tetor 2026

WikiLeaks i vlefshem edhe per ne si leksion transparence

/ /

NgaBELINA BUDINI

Banketi informativ i shtruar nga WikiLeaks eshte padyshim nje feste e rralle per mjediset dhe njerezit e mediave e te informacionit. Derisa dukuria te hyje ne analet e historianit te kaloje neper instrumentet e metodave te studiuesit dhe kerkuesit te ngadalte dhe dyshues gazetari do ti kete servirur te gjitha. Kur mendimtaret priren te jene sa me te ftohte dhe te distancuar ne opinionet e tyre per te ashtuquajturin CableGate ose skandal te rrjedhjeve te materialeve te rezervuara nga nje prej rrjeteve te komunikimeve diplomatike amerikane skuadrat e gazetareve nuk reshtin se hulumtuari ne te nxehte duke iu pergjigjur profesionit me shpejtesine dhe logjiken e tij te brendshme. Mediat me prestigjioze boterore rendin kush e kush ti servire pjatat sa me mire shoqeruar me masen e duhur te garnitures interpretuese Te duket sikur je ne nje restorant ku kuzhina eshte e hapur dhe ti mund te shohesh si pergatitet pjata jote.
Edhe pse mund te ngrihen dyshime ne lidhje me kete gazetari te dyerve te hapura dyshime te tipit kush mund ti kete hapur ne te vertete dyert dhe me cfare qellimi ajo qe ndodh ne siperfaqe te realitetit nuk e humbet driten e vet per shkak te erresires se panjohur apo te hamendesuar me teori konspirative ne thellesi. Te zbulosh siperfaqen ate qe merret si e dukshme apo ate qe te jepet e hapur jo vetem qe nuk eshte pa rendesi por teper e nevojshme ne nje shoqeri te ashtuquajtur te bollekut ose tejngopjes informative. E rendesishme dhe e nevojshme ne menyre qe gjerat te mos merren per te mireqena por te hidhet sa me shume drite qe te jete e mundur mbi to. Ky eshte nje nga leksionet me vlere qe mund te nxirret nga WikiLeaks edhe per realitetin shqiptar. Nuk mjafton qe gjerat apo te vertetat te qarkullojne ne mjediset e gazetareve ne qarqet e politikaneve ne sallonet e borgjezise se re apo edhe te hidhen ne menyre sporadike dhe te pakonfirmuar ne dijenine e publikut nga kanale te zhurmshme si debatet e nxehta te formateve talk shou apo te tjera edhe me te zhurmshme si debatet gati te papergjegjshme ne Parlament. Nuk mjaftojne as forumet shpeshhere po kaq irracionale te diskutimeve online ne internet edhe pse aty ne mes te zhargonit mund te notojne ca nga keto te verteta mitike. Bolleku informativ mund te shnderrohet fare mire pra ne nje iluzion te madh kur informacionet qarkullohen si te mireqena dhe nuk zbulohen si te tilla.
Supozimet dhe jo faktet i ndeshim shpesh ne hapesiren tone publike madje te shprehura me ton dhe pamje te vendosur. Nuk eshte fjala ketu per ti perjashtuar supozimet ose hamendesimet nga sfera jone e debatit dhe diskutimit pasi mund te jene edhe te vlefshme si interpretime. Fjala eshte qe ti jepet me teper vlere dhe rendesi gazetarise faktike asaj te konfirmimit te ceshtjeve pikerisht te atyre ceshtjeve qe merren ose konsiderohen si te mireqena per dijenine e te gjitheve duke mos i kerkuar te konfirmuara ose te provuara. Ky mund te jete nje leksion i thjeshte per tu nxjerre nga sfondi shumeplanesh i publikimeve te WikiLeaks por ne aspektin modest te zhvillimeve mediatike ne Shqiperi mund te rezultoje i vlefshem po te lexohet si i tille ose ne rast se shoqerohet me efekte konkrete persa i perket praktikave te mira gazetareske.
Do te ishte e deshirueshme qe nen modelimin e praktikave gazetareske te ndjekura nga mediat perendimore ne rastin e WikiLeaks edhe ne mediat shqiptare te gjenin vend ca fakte dosjesh te hapura rrjedhjesh te dokumentuara qe te mos mbeten me statusin e thashethemeve konspiracioneve apo anekdotave parlamentare. Kur rrjedhjet ne Shqiperi pranohen nen ze se ekzistojne perse te mos vihen ne sherbim te nje akti transparence ose gazetarie dyersh te hapura Kur kete lloj gazetarie pranuan ta ushtrojne mediat prestigjioze boterore si New York Times CNN apo The Guardian do te ishin mese te justifikuara ne nje kontekst mediatik shqiptar kur deri me tani rrjedhje te tilla te ngjashme edhe kur kane kaluar ne media nuk jane marre aq seriozisht pasi jane trajtuar ne formate joserioze. Ne te vertete funksioni i berjes transparente te informacioneve ose fakteve te ashtuquajtura te njohura ose te ditura eshte po aq serioz per mediat sa dhe zbulimi i te fshehtave te mbuluara ose te manipuluara.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›