E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mori Shkoder moj mizore pak na u duke e shume na dole...

06-12-2010 / Nga Rexhep Shahu

Nga Rexhep Shahu
student i perjetshem Shkodre

Po te mos kishte shkrue Zija Cela nuk pata ndermend me shkrue asnje fjale per cfare po ndodh ne Shkoder. Por mjeshtri me nxiti. Ani kerkujt mos me i ardhe mire per kerrkend mos me shkrue mjaft qe me veten jam ne paqe. E thashe ate fjale qe pata e dita ne ato dite kur fjales me se shumti i eshte bjerre vlera kur rrena thuhet e del brenda sekondave kur po ndodh ajo qe eshte marrja e zotit me ndodhe ku ne morte behet gjyq kur politika e dites ndyn si mos zot ma keq shpirtin e njerzve kur me te zeze se ky mot i zi na e ben shpresen opozita qe me se pakti din me opozitue ose me se shemtueshmi po opoziton. E te mendosh pastaj se pas ca vitesh do i vije radha te jete ne pushtet.
Kujt me i shkrue Pse me shkrue Kujt me i fole Kush merr vesh Kush degjon Ne kete mot te keq e dite pragmorti mungon fjala e duhur e burrave te urte.
Dhe e nisa me dy vargje te nje kenge te madhe Mori Shkoder moj mizore/ Pak na u duke e shume na dolehellip Sepse sa po shoh e degjoj sa po prek e ndjej me se shumti nuk po kuptohet Shkodra. Ajo eshte ne hallin e vet ne ate hall te kahmotshem qyshse eshte ngule ne ate vend qe edhe zoti vete ia ka lakmi.
Gjithmone Shkodra u eshte duke pak te tjereve por gjithmone u ka dale shumehellip
Ajo qe per hir te zanatit nuk po mundem me e pertype eshte rrena. Me fjale kudo e kurdo thuajse nga te gjithe thuhet se ne Shkoder ka 1 meter uje 1.5 meter uje levizet vetem me varka nuk ka buke me ngrene nuk ka uje me pi nuk... nuk... nuk... dhe fajin e ka qeveria Fjala thote ndryshe por per bela e fat te keq te fjalefolesve kamera jep pamje tjeter. Kujt ti besoj une dhe ti fjales apo kameres. A mundet te levize ndonje veture apo makine kur uji eshte 1 meter apo 1.5 meter a mundet A mundet te ece ndonje burre grua apo femije ne kembe kur uji eshte 1 meter apo 1.5 meter a mundet As Edi Rama jo qe eshte politikani me i gjate nuk mundet me ece kur ka aq uje. Thuhet nje meter uje dhe njerezve u shkon uji maksimumi ne gju. Cfare metri kane mediat tona
Por si i behet kujt ti besojme ne shikuesit e teleshikuesit kur uji qe shihet nga kamerat nuk i ka mbuluar gomat e makinave parakolpet e makinave. Normal qe aq uje ka ne Dri ka ne Bune ka ne Liqenin e Shkodres por jo ne rruget e Shkodres mor ta marrsha Rrene qe rrezohet ne cast dhe nuk skuqet folesi i lajmeve as shkruesi pse pamja qe ofron kamera e zbulon fjalen rrene ne cast. Ani le te jete rrene vec te shahet qeveria Mire le te shahet qeveria por profesioni i gazetarit ku shkoi
Mbi 10 mije ha toke e permbytur. Po por duhet qartesuar cfare eshte kjo toke a eshte nen kulture apo thjeshte eshte territor. Eumlshte territor me se shumti djerre ose jo nen kulture.
Deshtoi Sali Berisha faji eshte i Sali Berishes reciton nga maja e thanes Edi Rama. Jo mor zoteri nuk ke gjete kohen e duhur ceshtjen e duhur te ka ra nate ne shenjester te pushkes. Nuk fiton vota kesisoj nuk fiton simpati. Se robi e din se nuk ka qeveri qe shtyhet me zotin. Ka deke Enveri tha Zija Cela Dhe njerzit ne Shkoder e dine fort mire ani pse ia ka qejfi ndokujt me ba hajgare.
Sipas Rames me vjen sinqerisht keq qe nuk eshte pozicionuar dot si opozite e nevojshme e ketij vendi ne keto caste historike i bie qe po te largohet sot Sali Berisha e te shkoje Rama ne zyren e tij ai do ti mbaresoje brenda dites punet e mbrapshta te ketij vendi te ketij moti dhe do tua veje lakun ne fyt dy Drinave edhe Drinit te Bardhe edhe Drinit te Zi Do ti ktheje mbrapsht perpjete Ej njerez seshte casti per lufte me qeverine eshte casti per ndihme ose me se paku me dite me heshte e me dite me ndje dhimbje. Ndryshe duhet me kerkue largimin e qeverise se Malit te Zi te Serbise te Gjermanise te Polonise te Bullgarise se eshte shume vape atjehellip Perralla
Me sakte e qarte meqe mesova keto vite per infrastrukturen e kullimit ta dine gjithe ato qe duan te dine se nuk ka qeveri ne bote qe ben infrastrukture kullimi ne ate rajon per nje sasi te tille reshjesh. As sot as mot as njeqind a dyqind vjet me pas.
Po mundet me kohe ne dispozicion e me shume leke ne dispozicion me u sigurue me shume disa argjinatura. Mundet edhe me u thellue Buna por te mos harrojme se gjithe llomet e ujrave ne Bune do te derdhen dhe ti thello sa te duash se prape mbushet Buna ai lume mrekullie i fjetur qe skuptohet a ec a rri. Mundet sic thote specialisti kompetent te ndertohet Skavica dhe pastaj shpeton gjithe rajoni. Por nuk behet me urdher peshku as sot as dje. Nuk e ka ndalue askush askend deri ne 2005 ta ndertonte Skavicen. As pas 2005. Por nuk eshte kollaj. Me e pa lojen e shahut nga jashte shumekush sheh gabime por me hy me luajte vete nuk din me luajte sepse sic thone per shahun shumekush e din por pakkush e luan ate loje.
Edhe ato shtepia ne ato fshatra qe u ka shkue uji 1 meter nuk i ka ndertue as kjo qeveria aktuale as ajo para kesaj ne ato vende ku jane ndertue. I kane ndertue te zotet e tyre te cilet ne mos e pacin ditur deri sivjet ta mesojne per sot e mot se ka mundesi qe dimer per dimer apo pranvere per pranvere do te duhet me duru per disa dite ujin mysafir. Do te duhet me i nxjerre orendite ne katin e dyte te vilave aq te bukura e me i lye shtepite pasi te ike uji. Taksirat por me mend ne krye sepse pahiri askush nuk ka ndertue shtepi aty ku e ka ne tul toke aty ku shkodrani shkodran denbabaden nuk e ka begenise me ndertue shtepi.
Sepse sic me tha nje mik shkodran sot vjen pronari i tokes mor zot nojhere me e zgjat kryt e me pa. Shef e shef dhe ik prape ne pune te vet por vec na kujton se dhjete muaj jeni te bekum prej zotit me jetue ne ato vende te Shkdores por dy muaj ban vaki gjuan edhe peshk se te vjen peshku ne oborr. Pronari i tokes sipas mikut tim ishte uji qe ka ardhe tani e vjen kur ti teket pa pyet qeveri. Po na del prej shumekujt keto dite se po u dhimbsen shkodranet me shume se sa u dhimbset vetja shkodraneve. Kesaj i thone ne Shkoder me ba hajgare. Ajo qe nuk me len te qete as dje e as sot dhe sa here ka situata te tilla e del fjala per ndihma dhe emergjenca eshte mendesia komuniste e njerezve e zyrtareve e ndihmendaresve e listehartuesve e ndihmekerkuesve. Thelbi eshte thelbi ky. Jane ca vemie ca biznesmene te specializuar per marrje shperndarje ndihmash qe presin situata te tilla. Dhe shishja e vajit e falur ka fute ne sherr vellezerit gjithmone ne keto 20 vjet. Edhe pse nuk ka dikush nevoje per te por eshte mall i falur dhe e duan te gjithe. Shume me e fisme dhe fisnike me i dhene leke ne dore kujt i takon pa ndermjetes pa seksere pa listehartues pa magazinekerkueshellip
Shtohen fiktivisht siperfaqet e demtuara orendite e demtuara pasurite e demtuara kulturat e demtuara. Kjo thone ne Shkodren Shkoder ashte marrja e zotit Se mendohet si ne komunizem qe shteti duhet me shkue e me mekue njerzit me ua fute lugen ne goje po shfaqet keto dite kjo gje e importuar ne Shkoder ndonese rralle. Nuk kam buke thote dikush. Kujt po i thue nuk kam buke para se me i thene burrit tend vellait tend te afermve te tu a te burrit. Nuk i ka hije dhe nuk e ben nje shkodran shkodran nje gje te tille.
Me ka vdeke femija prej te ftohtithellip Jo jo nuk zen kjo ne Shkoder nuk mbin.
Shkodra edhe ne pikun e diktatures edhe ne luftrat e rrethimet me te egra ka mbajt veten mrekullisht i ka dale vetja boll gjithmone. Nuk ka dale kot qysh moti ajo fjala se Shkodra eshte shtet me vete. E te ardhurit ne Shoder e rreth saj qe cuditen e tuten sot prej ketij gazepi kane me u mesue shpejt se duhet me u be si shkodranet me mendue e me jetue si ata. Kot nuk i ka dale kenga ku i thone Shkodres se pak na u duke e shume na dole.
Keto dite kur me se shumti fjalet pa vend shtojne dert e me e hijshme eshte me heshte ose me munde me mbylle gojen e mos me thane noj marri sic thone ne Shkoder specialitet duhen degjuar strukturat e shtetit duhen lene te punojne qeveria te menaxhoje se si Shkodres mundet me i ndodhe edhe tjeter kujt dhe nuk ka durim Shkodre tjeter kund nuk ka mencuri e maturi Shkodre tjeter kund nuk ka dashuri per shtet e komb si ne Shkoder tjeter kund. Se si thote ajo fjala e urte pa e dite une a eshte e vertete kur ka ken Shkodra qytet ne Londer jane kullote dhent.
Sot Shkodra si ne ate kengen e fillimit nuk po ben lufte me shtate taborre por me ujin. Jo me zotin. Ne Shkoder nuk mallkon askush ujin. As shtetin. As qeverine. Ka radhen e vet uji tash per tash. Se ne Shkoder sic e kam mesue moti nuk ka komunizem nuk gjen edhe shkodran edhe komunist qe shan e mallkon zotin qe perzihet ne punet e zotit qe e ngaterron qeverine me zotinhellip

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›