Doktori, më i afërt me Metën se me baxhanakun
Berisha ka takuar dy herë rresht brenda tri ditëve Ilir Metën. Ka bërë kujdes që takimi të merret vesh, të jetë publik dhe të tregohet njeri i afërt i tij. E gjitha është një kërcënim për drejtësinë dhe një mesazh i qartë për të se kush prek Ilir Metën, prek dhe Sali Berishën.
Për ta bërë më provokuese dhe më të plotë tablonë e takimeve të tij, sot kishte marrë dhe një të superkërkuar nga drejtësia për vjedhje dhe vrasje, Lulëzim Bashën.
Kulmi i afërsisë që Berisha po dëshmon është shkuarja tek shtëpia e Ilir Metës dhe darkimi me të. Më pas shpjegoi se kishte pirë dhe verë shumë të mirë. Duket se Ilir Meta po e nxjerr nga vetja kryeministrin. Po të kujtojmë që ky njeri nuk i kishte shkuar asnjëherë në shtëpi as baxhanakut, vëllait të gruas, dhe i shkon Metës në tavolinë çdo ditë, do të thotë që fatura e Metës është shumë më e lartë se fatura e Gërdecit, për të cilin i vdiq baxhanaku.