Policia e Thaçit arreston disa deputetë të Vetëvendosjes
Pas ndërhyrjes që policia ka ndërmarrë para gjysmë ore, e cila ishte më i ashpër se ndërhyrjet që ka marrë gjatë ditës, sipas burimeve policore është arritur që të shpërndahet turma e protestuesve dhe tani rruga Besianë Merdarë është nën kontrollin e policisë.
Në vendngjarje është parë edhe ndihma e shpejtë, sepse gjatë ndërhyrjes është lënduar një polic dhe disa protestues.
Protestuesit e paktë që kanë mbetur, janë shpërndarë nëpër rrugë lokale të qytetit të Besianës. Policia ka futur në mes protestuesit, duke ndërhyrë nga ana e pikës kufitare.
Fillimisht deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu i është drejtuar masës që të jenë të qetë dhe mos të reagojnë ndaj policëve. Ai u është drejtuar edhe pjesëtarëve të policisë se protestuesit do të jenë të qetë dhe ata nuk kanë arsye që të ndërhyjnë.
Ne do të jemi të qetë dhe nuk do të provokojmë Policinë e Kosovës. Ju nuk keni plumba për ne, u ka thënë ai policëve.
Nuk dihet nëse do të ketë rigrumbullim të tyre, ashtu siç kanë vepruar gjatë ditës pas çdo intervenimi të policisë.
Por policia ka vepruar shpejt Te Dheu i Bardhë dhe ka arrestuar deputetin Glauk Konjufca, deputetin Liburn Aliu, deputetin Visar Ymeri, Ismajl Kurteshi, Boiken Abazi, Aida Dërguti, Alban Krasniqi, Kushtrim Morina, Premton Ibërdemaj. Kurse në Besianë arrestohet deputeti Afrim Hoti, Taulant Kurti, deputetja Albana Gashi, Blerim Sallahu. Te Dheu i Bardhë protestuesit janë duke qëndruar të ulur në tokë.

