E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktori përgëzon Sandrin për shkrimin pro TaçitNga Antena brenda familjesSandrin dje nuk e mbante vendi. Fliste në telefon me zë të lartë dhe përpiqej të lëvizte nëpër korridoret e redaksisë, sa herë që fliste për shkrimin e tij pro Rezart Taçit. I

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Doktori përgëzon Sandrin për shkrimin pro TaçitNga Antena brenda familjes

Sandrin dje nuk e mbante vendi. Fliste në telefon me zë të lartë dhe përpiqej të lëvizte nëpër korridoret e redaksisë, sa herë që fliste për shkrimin e tij pro Rezart Taçit.

I pari e mori doktori

- Sandër, e kishe bë mirë atë shkrim. Bravo të qoftë! Jo, d.m.th., se janë ca gjëra që duhen thënë. Se shiko, Rezart Taçi, mo zotëri, biznesmen është. Nuk ka thënë njeri që është i ndershëm. Po ama burrë është. I ka dal zot vetes tij. S’mund të lërë ai një gazetar t’i kërkojë lekët që s’i paguan shtetit. Po qe se ka lekë për t’ia paguar shtetit, ia kërkon shteti, ç’punë ka gazetari apo jo? Kaq, e ka gabim gazetari. Si mundet që të akuzosh një biznesmen për 70 milionë euro që s’ia ka paguar shtetit nga një gazetë që është në opozitë me qeverinë?! Po të jetë se i duhen shtetit lekët, të thotë ty, i thotë Fevziut, bëni një shkrim dhe ai ia kthen lekët shtetit, ç’është kjo hipokrizi? Edhe kundër qeverisë si gazetar, dhe i qan hall qeverisë pse s’i paguan taksa Rezart Taçi. Hipokrizi e gjallë d.m.th., ia ke bërë shumë mirë.

- Po mo doktor po, po nuk e bënte asnjë nga këta b...q... që paguaj unë. Madje dhe Fevziut i thashë, po tha: “Lëre se ma marrin për ters këta të huajt.” Lëre, thashë, se e bëj vetë, ia q… robt. Nuk e ke idenë sa vetë më kanë marrë për të falënderuar. Se këta janë b...q..., nuk ua mban. Më ka marrë gjithë qeveria me radhë për të më falënderuar. Më mori Lul Basha që në 7 të mëngjesit, tha: “Bravo!” Po normal, i thashë, se jeni ju b...q... e s’ua mban të ngrini zërin. Pastaj më tha: “Si ta bëjmë ceremoninë e dorëzimit të Taçit, që ta bëjmë për karshillëk, që ta dinë se u dorëzua se desh vetë, jo se e kërkuan ata b…q….” Bëje mo si të duash, i thashë. E lëmë kur do dorëzohet, montojmë kamerat, ia bëj unë një tekst që ta dijë çfarë të thotë. Ta mohojë ngjarjen, dhe aq. Na plasi trapi se kërkojnë ata legenët dënimin e tij.

- Sandër, ti e kishe qarë shkrimin. Tani ministrat e mi, o zotëri, ti e di që aq e kanë, mos prit shumë prej tyre, po ti e kishe bërë mirë. Dhe shiko pse i bie ky Taçit më qafë. Ky, o zotëri, i thotë nuk i ke paguar ti lekët e ARMO-s, se një ditë më parë nuk ke pas lek. Po çdo njeri e ka një ditë të parë kur i vijnë lekët. Të gjithë kemi qenë një ditë pa lekë dhe një ditë jemi bërë me lek. Se ajo është dita korruptive, kur të vijnë lekët. Arsyetim i çuditshëm d.m.th. Ja ta tregoj unë pse e akuzon ai. I thotë që më 20 nëntor s’ke pas lek, se ke deklaruar që “do marr kredi”. Më 21 nëntor ke xhiruar nga Credins 77 milionë euro. Po e thjeshtë fare o zotëri, çfarë ka për korrupsion këtu? Më kërkoi mua Elvana t’i fus lekët e buxhetit të shëndetësisë te Credins, futi, i thashë, meqë e ke dhe bankën tënde, janë më të sigurta. Ajo i futi aty, bankës iu rrit kapitali e risiguroi nja 200 milionë në një bankë në Perëndim dhe të nesërmen i tha asaj bankës: “A na xhiron në formë kredie nja 77 milionë për këtë Rezart Taçin, se duhet të bëjmë një pagesë?” Natyrisht ia bën banka-bankës këtë nder, se ka lekët aty, s’ka nevojë për kolateral. Dhe ai zotëria ka paguar ARMO-n. Po ku është korrupsioni këtu, më thuaj? Thotë zotëria që ARMO-n nuk e blenë të huajt, por Taçi. Po ç’faj kam unë që të huajt nuk paskëshin pas asnjë lek dhe janë tërhequr një ditë para pagesës? Dhe e kanë të gjithë me Mërkurian, se, ngaqë është regjistruar në Qipro, mendojnë se është e Argitës. Jo, o zotëri, jo, nuk ka pas pará dhe ia ka shit aksionet Taçit një ditë para blerjes. Ka marrë natyrisht pjesën e vet nga Taçi. Di që unë s’mbaj përgjegjësi, pse unë ia shita të huajve dhe ajo përfundoi te Taçi. Po kjo pastaj që Taçi s’paguan taksa dhe dogana, dhe ai ankohet, është turp. Nuk ankohemi ne që jemi në qeveri, ankohet ai që nuk e shikon dot me sy qeverinë tonë. E ke bë shumë mirë atë shkrim Sandër.

- Po mo po, atë s’ia falja unë. Unë i kam botu shkrim Edisonit si duhet vrarë ai, jo sot që isha i gëzuar. Po e kam me këta ministrat e tu doktor. Vetëm të dërgojnë sms, bravo, se nuk ua mban. Çudi e madhe, ç’i ke këta b...q... mo burrë?! Pale këta të policisë. Kanë gjithë paraditen që më marrin në telefon, më thonë: “O Sandër, na e sill atë Rezartin, se e mbajmë vetëm 5 minuta sa për formalitete.” ǒjanë këta mo burrë?

ǒështë ky shtet që ke? Ty të ka rënë shteti me këta njerëz. Le që do bëjnë një protestë sot, se ç’kanë blerë ca këpucë te Gabi dhe duan të qëllojnë dritaren tënde. Duan me të gjujt me këpucë. Janë k... fare mo burrë. Po e kanë fajin këta të tutë mo burrë. Janë shumë k…. Me siguri e marrin të gjithë në telefon dhe e ngushëllojnë. Dëgjo mua, se kështu e bëjnë ata.

- Jo Sandër, jo. Ua kontrolloj telefonat, mos ki merak. Askush s’e ka marrë në telefon.

- Ore, me siguri i dërgojnë fjalë me ndonjërin. E shikoj unë, janë shumë të trembur doktor. Dhe vetë Lul Basha ishte i trembur. Qante si fëmijë sot nga gëzimi që e kisha sharë unë. E kupton ti apo jo çfarë shteti ke? I thashë, ç’qan mo burrë, ke policinë në dorë, q... robt atij dhe kujtdo tjetër. Po ai dridhej i tëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›