E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizatat botërore të medieve: Mosndëshkimi do shkatërronte strukturën demokratike të venditNga TemaFederata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ ) dhe dega e saj në Evropë - Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Organizata e Medieve të Evropës Juglind

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Organizatat botërore të medieve: Mosndëshkimi do shkatërronte strukturën demokratike të venditNga Tema

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ ) dhe dega e saj në Evropë - Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Organizata e Medieve të Evropës Juglindore (SEEMO) dhe grupi mediatik WAZ e dënuan së bashku sulmin ndaj gazetarit shqiptar Mero Baze të ndodhur dje (pardje) në mbrëmje, në Tiranë.

“Ky është një sulm brutal e i egër ndaj një gazetari profesionit, i cili ka nevojë për një hetim të pavarur për të ndëshkuar autorët e tij”, - deklaroi presidenti i IFJ, Jim Boumelha. “Provat sugjerojnë fuqishëm që ai është sulmuar për shkak të detyrës. Ata që e ndërmorën dhe urdhëruan këtë krim, duhet të nxirren para drejtësisë. Dështimi do të ruante kulturën e mosndëshkimit që i detyron gazetarët të jetojnë e punojnë me frikë dhe kjo shkatërron strukturën demokratike të vendit”.

“Sipas informacioneve tona, Mero Baze u sulmua nga truprojat e biznesmenit Rezart Taçi, ndërsa ai ndodhej në një pub në Tiranë dje në mbrëmje. Truprojat e qëlluan zotin Baze për disa minuta pastaj u larguan. Zoti Baze kishte nevojë të përcillej në spital. Policia arrestoi dy persona pas sulmit dhe është ende në kërkim të zotit Taçi. Sot autoritetet shqiptare e dënuan sulmin. Zoti Baze është botuesi i së përditshmes “TemA” dhe drejton emisionin “Faktori Plus” në “Vizion Plus”, një televizion ku WAZ Media Group ka një sasi aksionesh. Nuk është hera e parë që zoti Baze vihet në shënjestër. Gazeta e tij “TemA” u përzu nga zyrat e saj në janarin e shkuar dhe ai është kërcënuar shumë herë në të shkuarën. Ky sulm ndodhi në prag të Forumit të tretë të Medieve të Evropës Juglindore që do të zhvillohet më 4-6 nëntor në Tiranë, ku përfaqësues të lartë nga rajoni i Evropës Juglindore do të debatojnë për sfidat, me të cilat përballet industria mediatike dhe do të prezantojnë për herë të parë çmimin WAZ-IFJ për kurajë në gazetari - WAZ-IFJ Prize for Courage in Journalism”, - thuhet në deklaratën e këtyre organizatave të rëndësishme të medies.

Oliver Vujoviç, Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO-s, e dënoi gjithashtu sulmin. “Sulmet fizike ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe alarmuese dhe ne vërtet e mirëpresim dënimin e autoriteteve shqiptare ndaj këtij akti. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë pa frikë dhune dhe kërcënimesh. Ky rast është shumë shqetësues, sepse nuk është hera e parë që në Shqipëri sulmohet një gazetar dhe nuk është hera e parë që kjo bëhet nga truproja. Ky akt dhune synon dukshëm të frikësojë punën e gazetarëve dhe reporterëve investigativë në Shqipëri.”

WAZ Media Group solidarizohet plotësisht me qëndrimin e dy grupeve profesioniste dhe u bën thirrje medieve ta raportojnë gjerësisht këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›