Doktori që ndihmoi CIA-n për gjetjen e Bin Ladenit, dënohet me 33 vjet burg

Shakil Afridi
Doktori i cili i erdhi në ndihmë CIA-s për gjetjen e Osama bin Ladenin është dënuar me 33 vjet burg nga një gjykatë në Pakistan. Shakil Afridi u akuzua për tradhti pasi ndërmori një program falso vaksimini.
Sekretari për Mbrojtjen e SHBA-ve, Leon Panetta konfirmoi se Afridi ndihmojë CIA-n duke mbledhur ADN-në e Bin Ladenit për të konfirmuar prezencën e tij. Bashkë me atë edhe 17 zyrtarë të tejrë të shëndetësisë që punuan në këtë program të sajuar janë liruar nga detyra.
Kreu i Al Kaedës, Bin Laden, u vra nga forcat e SHBA-ve në Abotabad në maj të vitit 2011. /BBC/
Përgatiti: F.S