Vlorë, përmirësohet shëndeti, 5 vajza lënë spitalin

Spitali i Vlorës
Gjendja e vajzave të shtruara në spitalin e Vlorës është përmirësuar aq sa 5 prej tyre kanë lënë sot spitalin.
Mësohet se studentet Ergita Opingari, Ticiana Hysa, Anisa Hysa dhe Enkela Daja kanë kaluar rreziku dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj dhe janë larguar për në shtëpi.
Vajzat jane transportuar per ne shtepi me ane te ambulancave.
Ndërkaq nga njoftimi i policisë në spitalin e Vlorës kanë qenë të shtruara këto vajza;
1. Elidona Dod Gjinaj, vjeç 21, Mamurras, Lac;
2. Enkela Musa Daja, vjeç 18, Elbasan
3. Ticiana Shyqëri Hysa, vjeç 21, Gjergjan, Elbasan;
4. Juliana Vladimir Kuqi, vjeç 21, Komcisht, Lushnjë;
5. Ergita Lambro Opingari, vjeç 21, Berat;
6. Adjola Bektash Musaku, vjeç 23, Shegan, Fier;
7. Liri Mahmud Hasa, vjeç 21, Kryevidh, Sterbeg, Kavajë;
8. Besjana Bujar Xheneti, vjeç 21, Kavajë;
9. Adisa Besnik Çela, vjeç 22, Elbasan;
10. Anisa Xhemal Hysa, vjeç 22, Elbasan
Ishte në Spitalin e Himarës dhe pas kurimit është larguar, pasi ishte në gjendje të mirë
11. Arta Rrahman Ballabani, vjeç 21, Durrës.