Tani sdo mundoheni për të nxjerr salcën nga kavanozi

Mënyra e vjetër për të nxjerr salcën nga kavanozi
Çdo dashamirësi të salcës, i fillon dhimbja e kokës kur përpiqet të nxjerr nga kavanozi sasinë e fundit të saj. Zakonisht kavanozi përfundon në koshin e plehrave bashkë me një pjesë të vogël të salcës.
Por një dizajnim i ri të kavanozit të salcës bën të mundur që asnjë pikë e saj të mos mbesë pa dalë. Studentët e universitetit Masashutës kanë paraqitur kavanozin që në sipërfaqen e brendshme është e rrëshqitshme falë një shtresë lëngu, që nuk është toksike.
Tani shijuesit e salcës do të jenë më të qetë dhe të gëzuar për këtë gjetje. Studentëve të doktoraturës iu deshën dy muaj punë për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi.
Në fund ata janë shpërblyer me 100 mijë dollarë pasi u shpallën fitues të një konkursi. /Daily Mail/ Përgatiti: F.S
Për të parë videon klikoni këtu