E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui: Të rinjtë, pasuria më e madhe e Shqipërisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui ka vizituar sot vajzat e plagosura nga aksidenti tragjik i Himarës, që po qëndrojnë të shtruara në Spitalin Ushtarak.

Sekui shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurat, ndërsa theksoi se rinia shqiptare është pasuria më e madhe e këtij kombi, dhe kjo ngjarje ka patur një efekt pikërisht tek kjo moshë.

Ambasadori tha se gjatë bisedës që pati me disa nga vajzat, i kishte bërë përshtypje vendosmëria e atyre vajzave për ta përballuar këtë me sukses.

Sekui vlerësoi solidaritetin e demonstruar në këtë ngjarje tragjike, ndërsa shtoi se ku rast; më përforcon një ide tjetër timen, Shqipëria dhe shqiptarët kur përballen me sfida të mëdha, janë në gjendje të mblidhen bashkë dhe të përballojnë gjithçka me sukses.

Kam besim që ky lloj shpirti, tha ambasadori,  të përdoret edhe kur Shqipëria të përballet me sfida të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›