E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frid: EULEX-i forcon pavaresine

Ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, ka deklaruar se vendosja e EULEX-it ne Kosove i sherben forcimit te pavaresise, sovranitetit dhe sigurise ne vend. "Misioni EULEX do ta forcoje pavaresine e Kosoves dhe sovranitetin e saj, sepse EULEX-i do te dislokohet ne te gjithe vendin, ne nje vend te pandare", ka thene Frid ne nje interviste per "Zerin e Amerikes". Kosova, sipas tij, shenoi nje fitore te madhe, duke kundershtuar planin gjashte pikesh te sekretarit te pergjithshem te OKB-se, dhe Kombet e Bashkuara, Evropa, dhe Shtetet e Bashkuara e pranuan dhe e respektuan kete qendrim te saj. Ne fakt, ka shtuar Frid, asgje nuk do t'i detyrohet Kosoves, as plani gjashte pikesh dhe as ndonje gje tjeter. Per sa i perket veriut te Kosoves, ai tha se EULEX-i do te vendoset ne te gjithe vendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›