Doku e diela
Drejtori artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Veton Norkollari, njoftoi rreth aktiviteteve të mëtutjeshme të Festivalit, në konferencën e parë për shtyp në “Dokufest”, në paraditen e së dielës. Përkrah Norkollari kishte Doug Block-un, anëtar jurie në këtë edicion të “Dokufest”, në garën për filmin më të mirë dokumentar, i cili gjithashtu njihej nga audienca si regjisori i filmit “The kids grow up”, Tomer Heymann-in, regjisor filmi izraelit, i cili natën e mbrëmshme shfaqi filmin “I shot my love”, në kinemanë n’Lum, Ernest Mehollin, regjisor kosovar i cili punon dhe vepron në Holandë, regjisor i filmit të shumë përfolur dhe të vlerësuar “Ilirjana” dhe Arno Aschauer-in, regjisor i filmit “Little Cannes”, i cili prezantohet në kategorinë e filmave që autorët e huaj bëjnë për Kosovën.
“Është konferenca e parë për shtyp, në ‘Dokufest’, kam kënaqësinë e jashtëzakonshme të kem para vetes, anëtarin e jurisë dhe regjisorin në garën për filmin më të mirë dokumentar, Doug Block, regjisorin Tomer Heymann, Ernest Meholli dhe Arno Aschauer. Ndihem mirë, për natën e mbrëmshme e cila rrodhi ashtu siç ishte planifikuar, ndihem mirë që patëm mundësi të shfaqim në kinemanë n’Lum filmin “Mbledhësit e puplave” për të nderuar Bekim Fehmiun, ashtu siç diti të na nderojë ai ne”, u shpreh Norkollari gjatë konferencës.
Në programin e së dielës, u shfaqën filma në gjashtë kinematë e “Dokufestit”. Termini i parë i takoi Helga Reidger me filmin “The Arrivals të Clodine Bories”, katrologjia “Cities on Speed” e regjisores Freetime Machos, një bashkëpunim finlandezo-gjerman “I shot my love”, i Tomer Heymann, “The kids grow up”, i Doug Block.
“Është ndjenjë e mirë që jam edhe në juri edhe që më shfaqet filmi, edhe pse kam dëshirë të jem në kompeticion, mirëpo me qenë se jam në juri më mirë është që filmi të jetë jashtë kompeticionit, jam i relaksuar dhe ndihem shumë mirë, këtu në Dokufest”, u shpreh regjisori Doug Block .
Filmi i regjisorit Doug Block trajton një temë mbi familjen e tij, tema këto me të cilat regjisori është i njohur për audiencën.
Filmi i metrazhit të shkurtër “Ilirjana”, i regjisorit Ernest Meholli, do të shfaqet në këtë edicion në kategorinë e filmave të garës kombëtare.
“Për mua është shumë kënaqësi të jem këtu. Unë jetoj ka njëmbëdhjetë vite në Holandë, kam studiuar atje regjinë për film, të jem pjesë e një festivali kaq të madh këtu në vendin tim , është një ndjenjë shumë e mirë, “Dokufesti” më nuk është vetëm i Kosovës, tani është aq internacional sa që edhe në Holandë njihet shumë mirë”, u shpreh regjisori Ernest Meholli.
Filmi “Ilirjana” trajton pasojat e luftës, një artist shqiptar provon të fillojë një jetë të re por pasojat nuk e lejojnë.
Ndërsa Arno Aschauer, gjatë konferencës, shprehet i kënaqur që është në Kosovë.
“Për mua është një ndjenjë e veçantë të jem këtu, ngaqë shteti i Austrisë nuk është dhe aq i këndshëm për kosovarët, ndoshta jo shteti, por qeveria austriake, jam i kënaqur të jem këtu si një mik e jo si armik”, u shpreh regjisori Arno Aschauer.
Edhe regjisori izraelit Tomer Heymann nuk lë pa shprehur emocionet e tija gjatë qëndrimit në festival.
“Është hera e parë në Kosovë, është hera e parë në këtë qytet, është hera e parë në ‘Dokufest’ është hera e parë që më shfaqet filmi i projektuar në një kinema të hapur, jam jashtëzakonisht i entuziazmuar”, u shpreh Heymann.
Gjatë ditës së diel, në hamamin e qytetit, duke filluar nga ora 16:00, u mbajt punëtoria e regjisorit të filmave dokumentar, Kristian Frei, i cili prezantoi njëzetminutëshin e dokumentarit të tij, i cili flet për Kosovën para dhe menjëherë pas luftës dhe është realizuar në një formë interesante: regjisori ka shkuar pas fotografit të tij, i cili kishte udhëtuar në shumë vende të botës dhe një pjesë të dokumentarit e kishte edhe Kosova.
Në ditën e sotme(e hënë), do të shfaqen disa filma, në pesë termine: !4:00, 16:00, 18:00, 20:15, 22:15.